Benet Beci në takimin falënderues: Mirënjohje ata që më bënë qytetar të parë të Shkodrës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetari i zgjedhur i Bashkisë Shkodër, Benet Beci, iu ka shprehur mirënjohjen e tij të gjithë qytetarëve dhe atyre që ia besuan kandidaturën për këtë bashki.

Nga teatri “Migjeni”, Benet Beci është shprehur se kjo është një nga eksperiencat më të jashtëzakonshme të jetës së tij.

Beci tha se të qenurit qytetar i parë i Bashkisë Shkodër do të thotë të zgjohet i pari dhe të fle i fundit teksa premtoi se kjo bashki do të jetë ajo e “dyerve të hapura për qytetarët”.

Benet Beci: Për mua kjo është një nga eksperiencat më të jashtëzakonshem të jetës time. Unë ndjej mirënjohje të madhe për të gjithë ata që më bënë qytetar të parë të Shkodrës, të zgjohemi i pari dhe të fle i fundit.

Do të doja të krijoja një eksperiencë të re, të një bashkie me dyer të hapura, si një nga kolonat e rëndësishme të mirënjohjes stime për qytetin.

Një ditë në javë do të jetë bashkia e dyerve të hapura ku do të presë dhe përcjellë dhe do të diskutojë me secilin për të zgjidhur hallet dhe problemet në qytet.

Të aktivizojmë dhe platformën dixhitale të bashkëqeverisjes që kryetari të jetë në dijeni të problemeve të bashkisë.

Me kryeministrin, bisedat për Shkodrën kanë qenë pjesë e bisedave të hershme tona dhe sot është nxitësi kryesor që projektet të realizohen. Uroj që kryeministri dhe qeveria do ta kenë Shkodrën të parën në top listën e prioriteteve të tyre.

Të fundit

Shtëpia e Bardhë kërcënon të pastrehët me burgim

Me urdhër të Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, trupat e Gardës Kombëtare kanë zënë pozicione në Uashington. Sipas Pentagonit,...

Fermeri përdhunoi për dy dekada gruan dhe vajzën e mitur

Një ngjarje tronditëse raportohet se ka ndodhur në Zelandën e Re. Një fermer qumështi po përballet me çështjen në të cilën akuzohet për përdhunimin...

Trump e kërcënon Moskën me pasoja para takimit

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se një “takim i dytë i shpejtë” me Vladimir Putinin dhe Volodymyr Zelenskyn ka të ngjarë të pasojë...

Vuçiç: S’do kandidoj më për President! Nuk jam diktator

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka deklaruar së fundmi se nuk ka ndërmend të kandidojë sërish për të njëjtin post. Vuçiç u shpreh se...

Tirana regjistroi ditën më të nxehtë në histori!

Tirana ka regjistruar të hënën ditën më të nxehtë në histori, gjithashtu edhe dita më e nxehtë e Gushtit deri tani. Të hënën më 11...

Lajme të tjera

Web TV