Rritja e pagës minimale/ 50% e bizneseve e shohin të nevojshme por pa ndikim

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Bizneset vlerësojnë se rritja e pagës minimale në 40 mijë lekë është një hap i nevojshëm apo shumë i nevojshëm.

Ky është perceptimi që ka marrë Sekretariati i Këshillit të Investimeve në një anketë të zhvilluar në mars të këtij viti me mbi 500 ndërmarrje të madhësive të ndryshme.

“Rreth 50% e bizneseve mendojnë se rritja e pagës minimale ka qenë e nevojshme/shumë e nevojshme. Kjo tregon se ekziston një dakortësi mbi nevojën për të përmirësuar pagat e punonjësve”, vlerëson raporti.

Gjetjet tregojnë sipas raportit se në kompani të ndryshme ka një numër të madh punonjësish që paguhen me nivelin e pagës minimale.

Sekretariati nënvizon se një përqindje e konsiderueshme e kompanive (34%) kanë më shumë se 50% të punonjësve me pagë minimale.

Kjo sipas tij nxjerr në pah rëndësinë e rritjes së pagës minimale për shumë të punësuar. Por rritja e pagës ka rritur automatikisht edhe kostot e operimit të këtyre ndërmarrjeve ku më të ndjeshme kanë qenë në biznese të vogla ndërkohë që për të mëdhatë ndikimi ka qenë më modest.

“Rritja e pagës minimale ka sjellë rritje të kostove të aktiviteteve të biznesit për shumicën e kompanive (84% kanë pësuar rritje deri në 30%). Kjo është përballuar kryesisht nga shkurtimi i fitimeve dhe rritja e çmimeve, dhe më pak me largim nga puna të punonjësve” thuhet në dokument.

Dy elementë që anketa ka marrë parasysh është ai i ndikimit të kësaj mase në konkurrueshmëri dhe në produktivitet.

Sipas raportit kompanitë kanë një perceptim të përzier për ndikimin e rritjes së pagës minimale në konkurrueshmërinë e tyre. Ndërsa 39% mendojnë se nuk ka pasur ndikim, 37% mendojnë se i ka bërë më pak konkurrues. Ky perceptim është i njëjtë edhe tek eksportuesit.

Lexo edhe :  Rënia e Euros thyen rekorde të reja, monedha europiane pranë kufirit të 97 lekëve

“Produktiviteti: Megjithatë, kompanitë nuk perceptojnë një rritje të produktivitetit për shkak të rritjes së pagës minimale. Vetëm 18% e tyre perceptojnë rritje të produktivitetit, kryesisht në shërbime dhe turizëm” thuhet në dokument.

Sipas sekretariatit të KI gjysma e kompanive perceptojnë rritje të motivimit të punonjësve në punë (disi/mjaft), kryesisht në shërbime, turizëm dhe industri pas rritjes së pagave. Kjo sugjeron që pagat më të larta mund të çojnë në rritjen e moralit dhe motivimit të punonjësve.

Ndërkohë politika e rritjes së pagave pavarësisht kostove vlerësohet pozitivisht nga kompanitë edhe në parashikimet e të ardhmes duke e cilësuar si një instrument për të frenuar valën e largimit jashtë të punonjësve.

“Pavarësisht rritjes së kostove, rreth 50% e kompanive mbështesin rritjen e mëtejshme të pagës minimale, kryesisht në shërbime, tregti dhe turizëm. Rreth një e treta e kompanive mendojnë se kjo do të ndihmojë në frenimin e largimit të fuqisë punëtore në vend, kryesisht në turizëm, tregti dhe industri” thuhet në raport./Monitor

Të fundit

Eksperti i tregut imobiliar: Çmimet afër me tregun real, por shitësit presin janarin

Tregu i pasurive të paluajtshme në Durrës po përjeton një situatë të pazakontë. Çmimet e referencës janë tashmë afër...

“Shkelmin në fyt” portierit të Barcelonës, Muriqi e nis keq La Liga

Një startim sezoni aspak i mirë për Vedat Muriqin në ligën e parë spanjolle. Sulmuesi i Kosovës është larguar me karton të kuq për shkak...

75-vjeçari lë bashkëshorten për një grua të krijuar nga inteligjenca artificiale

Pensionisti 75-vjeçar kërkon shkurorëzim, pasi ra në dashuri me një grua të krijuar nga inteligjenca artificiale – ndodhi në Kinë. Një burrë 75-vjeçar nga Kina,...

Miliarderi dhuron pjesën më të madhe të pasurisë së tij: Nuk më pëlqen luksi i tepruar

Brian O’Kelley, bashkëthemeluesi dhe ish-drejtori ekzekutiv i kompanisë së teknologjisë së reklamave AppNexus, bëri bujë pasi zbuloi se kishte dhënë shumicën e fitimeve të...

Zelensky refuzon ofertën, Reuters zbardh bisedën telefonike me Trump

Presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelenski mësohet se ka refuzuar propozimin rus për të dorëzuar rajonin lindor të Donbasit. Lajmi bëhet me dije nga agjencia e...

Lajme të tjera

Web TV