“Meta përfitoi nga PD”/ Korreshi “nxjerr zbuluar” kreun e PL-së

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Deputeti Saimir Korreshi ka hedhur akuza të forta ndaj kreut të PL-së, Ilir Meta, teksa ka analizuar rezultatet e zgjedhjeve vendore.

Korreshi tha në një dalje për mediat se Meta ka përfituar nga Partia Demokratike në zgjedhje, pasi u shpreh se nuk ka as struktura dhe nuk bëri as fushatë.

Ai deklaroi se nëse pa hedhur asnjë pikë djerse dhe duke përfituar përçarja e PD-së, PL mori më shumë se 200 këshilltarë, që në kushte të tjera, sipas tij nuk kishte shans t’i fitonte.

“Meta përfitoi, katërcipërisht nuk do t’i merrte kurrë këta këshilltarë, nuk kishte shans. Nuk e pamë PL-në kurrë, asnjë ditë në fushatë. PL nuk ka struktura, është kot të themi që ka. Ata kësaj radhe vetëm se i kanë rritur reputacionin PL-së së ishte në kuotat më të vogla.

PL duhet të ishte patjetër si çdo parti opozitare, por ka përfituar se nuk ka derdhur asnjë pikë djerse, nuk ka dhënë asnjë lloj kontributi dhe ka përfituar. Thashë që në fillim ka hekurosur xhaketën dhe këmishëm dhe është bërë gati për këshillat bashkiakë.

Pra, asnjëherë nuk ka pasur PL kaq shumë këshilltarë, është hera e parë, kjo për faj të PD-së së ndarë. Për një hall vule u dhanë 200 apo 200 e ca këshilltarë”, theksoi Korreshi.

Të fundit

Shëngjin, 23-vjeçari bie nga ballkoni i hotelit

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë pasdite në Shëngjin ku një 23-vjeçar ka rënë nga ballkoni i hotelit...

Pano Soko: “Turp për ne, kam frikë t’i shoh votuesit tanë në sy”

Pano Soko i cili në zgjedhjet e 11 Majit garoi nën siglën e Nismës Shqipëria Bëhet ka komentuar përplasjen mes Adriatik Lapajt dhe Endrit...

Endri Shabani: Dajës sim i kanë bërë kërcënime te dera e shtëpisë

Endrit Shabani, kryetari i Nismës Thurje, tregoi në A2 CNN, kërcënimet që ka marrë daja i tij, Zeqir Kordhoni. “Zoti Zeqir Kordhoni është ndjerë i...

“Nuk arrij dot t’ia mbush mendjen dajës”, Endrit Shabani: Jam kthyer duarbosh sa herë…

Endri Shabani, kryetari i Nismës Thurje, deklaroi në studion e “Off the Record” me Andrea Dangllin, në A2 CNN, se sa herë që ka...

Papa Leoni XIV thirrje për paqe: Bota nuk mund ta tolerojë më luftën

“Lëreni urrejtjen dhe rifilloni dialogun”, kështu është shprehur Papa Leoni XIV, ndërsa foli për luftën në Gaza. Nëpërmjet mesazhit të tij, ai ka bërë thirrje...

Lajme të tjera

Web TV