Humbja e thellë në zgjedhje/ Baçi: Emri i Metës në fletën e votimit ishte penalizues

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një shkak për humbjen në 14 maj, për deputetin e Partisë Demokratike Luan Baçi ka qenë edhe mungesa e emrit të Sali Berishës në fletën e votimit.

Në një intervistë që ka dhënë për emisionin “Debat”, Baçi tha emri i Ilir Metës në fletës së votimit ishte penalizues. Madje dhe se shumë demokratë ia kishin pohuar vetë këtë fakt.

“Mungesa e emrit të Sali Berishës ishte shumë ndikuese në mënyrën se si do të votonin shumë qytetar, duke mos parë emrin e Berishës si kryetar i PD, dhe kam raste që kanë bojkotuar, se thonin ku të vete të votoj se nuk po gjej as PD dhe as Sali Berishës dhe kjo ka qenë kosto, ishte një mënyrë që shumë qytetar nuk erdhën të votonin.

Ishte penalizuese. Kishte qytetarë që nuk e identifikonin dot,”– tha Baçi.

E megjithatë shtoi se opozita nuk i shmanget përgjegjësisë për humbjen në 14 maj, e pikërisht për këtë, thotë se po bëhet analiza se përse humbën në zgjedhjet vendore.

Emri i Metës në fletën e votimit u vendos për shkak se Sali Berisha hyri në këto zgjedhje pa logon dhe vulën zyrtarë të Partisë Demokratike, kjo e gjitha për shkak se gjykata i dha vulën Enkelejd Alibeajt.

Të fundit

ChatGPT arrin 700 milionë përdorues aktivë në javë

Platforma e inteligjencës artificiale, ChatGPT ka arritur një rekord të ri, me 700 milionë përdorues aktivë javore, katër herë...

Përmbytje katastrofike në Pakistan, mbi 300 viktima

Numri i të vdekurve nga përmbytjet e mëdha dhe rrëshqitjet e dheut në Pakistan dhe Kashmirin e administruar nga Pakistani vazhdon të rritet me...

E pazakontë/ Kapitenit të Spezias i grabitet makina në mes të rrugës

Një ngjarje e pakëndshme i ka ndodhur ditën e djeshme mbrojtësit dhe kapitenit të Spezias, Petko Hristov. Ky i fundit ka ndarë në llogarinë e...

Momente tmerri në ajër, merr flakë motori i avionit që sapo u ngrit

Aeroporti i Korfuzit ka qenë për disa orë në gjendje alarmi, pasi një zjarr ka shpërthyer në motorin e një avioni që u ngrit...

Zjarret nuk kursejnë as Italinë, vatër e madhe në Katania

Një zjarr me përmasa të mëdha shpërtheu mëngjesin e së shtunës në kodrën San Gregorio, pak kilometra jashtë Catanias, duke prekur Rezervatin Natyror Micio...

Lajme të tjera

Web TV