Beleri në burg/ Himariotët protestë sot para ambasadës shqiptare në Athinë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Unioni himarjot ka paralajmëruar një protestë në Athinë për arrestimin e Fredi Belerit pak ditë më parë.

Gazetarja raporton nga Athina se Unioni do të mblidhet para ambasadës shqiptare atje për të kërkuar lirimin e tij. Gazetarja theksoi se protesta pritet të nisë në orën 18:00 të pasdites.

Dje, GJKKO e la në burg kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës.

Gjithashtu në burg, nën akuzën e shitblerjes së votave,  u la edhe bashkëpunëtori i Belerit Pandeli Kokaveshi.

Beleri u arrestua pak ditë para para zgjedhjeve të 14 majit nën akuzën e shitblerjes së votës në zonën e Himarës.

Arrestimi i Fredi Belerit solli reagime edhe nga pala greke, e cila ka bërë shpesh thirrje për lirimin e tij.

Kryeministri Edi Rama, duke komentuar reagimet e ashpra të Athinës zyrtare, tha se drejtësia shqiptare nuk mund të kontestohet dhe se duhet të veprojë njësoj për të gjithë.

Të fundit

Titulli kampion i takon Napolit të Contes, Inter bën detyrën ndaj Comos

Napoli fiton zyrtarisht titullin në Serie A. Napoletanët “kurorëzohen” si kampion në Itali, pas triumfit 2-0 ndaj Cagliarit, në...

Gjykata rrëzon Trump për çështjen e Universitetit të Harvardit

Një gjykatë federale në SHBA ka pezulluar përkohësisht vendimin e administratës Trump për t’i ndaluar Universitetit të Harvardit regjistrimin e studentëve ndërkombëtarë. Vendimi erdhi disa...

“E pabesueshme!” Një anije mallrash përfundon në kopshtin e një burri norvegjez

Një burrë norvegjez ka folur për momentin “e pabesueshë,” kur u zgjua për të zbuluar se një anije kontejnerësh 135 metra e gjatë ishte...

Një grua sulmoi me thikë 12 persona, gjermanët shohin tmerr me sy

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Gjermani. Sipas mediave të huaja, mësohet se në stacionin e trenit në Hamburg një grua...

Ancelotti prek në zemër tifozët madrilenë: Pas Realit, nuk kam më…

Kundër Real Sociedad në “Bernabeu”, Carlo Ancelotti do drejtojë të shtunën për herë të fundit nga stoli Real Madridin. Trajneri 65-vjeçar doli para mediave...

Lajme të tjera

Web TV