Begaj takim me senatorët amerikanë: SHBA miku e aleati më i madh i Shqipërisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj priti sot në një takim senatorët amerikanë, Chris Murphy dhe Gary Peters, të cilët ndodhen në Shqipëri në kuadër të një turi rajonal.

Ata shoqëroheshin në këtë takim nga Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim.

Presidenti Begaj përshëndeti vizitën e dy senatorëve amerikanë dhe vlerësoi vëmendjen dhe interesin në rritje të Kongresit amerikan për zhvillimet në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Vizitat e shumta kohët e fundit, jo vetëm nga zyrtarë të administratës amerikane të ngarkuar me Ballkanin Perëndimor, por edhe të përfaqësuesve të dy dhomave të Kongresit, janë shprehja më e mirë e kësaj vëmendje në rritje.

Presidenti Begaj,vlerësoi gjithashtu marrëdhëniet e shkëlqyera me SHBA-të, si dhe nënvizoi se për Shqipërinë e shqiptarët, Shtetet e Bashkuara mbeten partneri kryesor strategjik dhe miku e aleati më i madh i tyre.

Më tej, Begaj përshëndeti bashkëpunimin shumë të mirë që dy vendet kanë pasur, veçanërisht gjatë dy viteve të fundit në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, ku kanë ndërmarrë iniciativa të përbashkëta për të dënuar agresionin e paprovokuar e të pajustifikuar ushtarak rus në Ukraninë, përmes rezolutave të ndryshme.

Në këtë kuadër, Presidenti u ndal edhe tek sfidat e reja me të cilat po ballafaqohet rajoni i Ballkanit Perëndimor, si dhe rritjen e aktivitetit kërcënues nga aktorë të tretë dashakeqës ndaj zhvillimeve euroatlantike në rajon.

Begaj shprehu mirënjohjen gjithashtu edhe për bashkëpunimin dhe mbështetjen që agjencitë e specializuara amerikane po japin për përballimin e sulmeve kibernetike, që kanë si synim kryesor dëmtimin e infrastrukturës dixhitale të shtetit shqiptar.

Ndërsa, duke iu referuar dialogut Kosovë-Serbi, Presidenti Begaj, nënvizoi nevojën e përkthimit të dakordësimit publik të Ohrit mes palëve në një marrëveshje të detyrueshme ligjore e të njohur ndërkombëtarisht.

Lexo edhe :  Akademia politike e PS/ Zbulohen lëndët që do mësojnë deputetët, leksione dhe nga Rama

Normalizimi i marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, me në qendër njohjen reciproke do të kishte një ndikim shumë pozitiv për sigurinë dhe progresin e rajonit të Ballkanie Perëndimor, nënvizoi Presidenti Begaj.

Të fundit

Kush është gruaja që po përgatitet për t’u bërë shefja e re e SPAK-ut?

ELTON QYNO - Vetëm 1 muaj nga finalizimi i garës për kreun e Byrosë Kombëtarë të Hetimit (BKH), një...

Papa Leon bën thirrje për diplomaci: “Në rrezik dinjiteti njerëzor”

Papa Leon i është bashkuar thirrjeve për rikthimin e diplomacisë në Lindjen e Mesme pas një nate tjetër konflikti në rajon. Papa tha se lajmi...

 Unaza e grusht-shteteve që po revolucionarizon Afrikën

Artikulli i Zachariah Mampilly trajton valën e grusht-shteteve në rajonin e Sahelit në Afrikë gjatë gjashtë viteve të fundit, duke analizuar shkaqet, politikat e...

“SHBA, gati për dialog me Iranin. Nuk kemi plan për sulme të reja”

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, deklaroi se Irani nuk do të guxojë të sfidojë ish-presidentin Donald Trump, duke shtuar se Shtetet e Bashkuara...

Izraeli shënjestron Bushehrin, alarm për sigurinë bërthamore në Iran

Të dielën në mëngjes, më 22 qershor, janë raportuar shpërthime të fuqishme në qytetin jugperëndimor të Iranit, Bushehr, sipas raportimeve nga mediat shtetërore iraniane. Bushehri,...

Lajme të tjera

Web TV