Dita nis me mot të kthjellët, mesdita sjell “surpriza”/ Si do variojnë temperaturat sot

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pjesa e parë e ditës do të dominohet nga moti i kthjellët dhe vranësira të lehta e kalimtare por mesdita do të shtojë vranësirat si fillim në zonat veriore e gradualisht në të gjithe vendin duke rrezikuar shira të dobët dhe lokalë. Më të dukshme në zonat malore përgjatë shtrirjes Lindore.

Parashikohet që gjatë natës moti të përmirësohet sërisht duke rikthyer kthjellimet në të gjithë territorin. Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 11°C deri në 26°C.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi veriperëndimor, duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 2 ballë.

Kosova

Deri në mesditë territori i Kosovës do të jetë nën dominimin e kthjellimeve dhe kalimeve të shpeshta të vranësirave të cilat më të theksuara do të jenë në zonat Veriore.

Ndërsa pjesa e dytë e ditës do të sjellë shpeshtim të vranësirave në të gjithë Kosovën duke krijuar mundësi për reshje të pakta shiu në të gjithë vendin. Më të dukshme shirat do të jenë në Veriperëndim të territorit.

Maqedonia e Veriut

Republika e MV gjatë paradites paraqitet me alternime kthjellimesh dhe vranësirash të cilat më të fokusuara pritet të jenë në zonat Lindore.

POR parashikohet që gjatë mesditës dhe pasdites vranësirat të shtohen, do të ketë rritje të lagështirës në ajër duke bërë që të ketë dhe reshje shiu në të gjithë MV. Reshjet më të theksuara do të jenë në zonat perëndimore të vendit.

Evropa

Prezenca e një qendre të presionit të lartë atmosferik përkatësisht në veri të Europës me ndikim deri në veriperëndim do të kushtëzojë gadishullin Skandinav; Mot të kthjellët dhe temperatura relativisht të larta.

Lexo edhe :  1 në 7 të rritur që pinë duhan në SHBA kanë një aftësi të kufizuar

Po ashtu me kthjellime dhe vranësira të lehta paraqitet pjesërisht Evropa Qendrore. Ndërsa vranësira, rrebeshe shiu si edhe stuhi të forta ere do të ketë në; gadishullin e Ballkanit, Italinë veriore si edhe Brigjet e detit të zi.

Të fundit

Si e pëson ekonomia e Shqipërisë nga konflikti Izrael-Iran-SHBA

Nga nafta e drithi, te energjia elektrike apo lëndët e para për industrinë, bashkë me anulimin e kontratave në...

Kush është gruaja që po përgatitet për t’u bërë shefja e re e SPAK-ut?

ELTON QYNO - Vetëm 1 muaj nga finalizimi i garës për kreun e Byrosë Kombëtarë të Hetimit (BKH), një lëvizje e papritur është marrë...

Papa Leon bën thirrje për diplomaci: “Në rrezik dinjiteti njerëzor”

Papa Leon i është bashkuar thirrjeve për rikthimin e diplomacisë në Lindjen e Mesme pas një nate tjetër konflikti në rajon. Papa tha se lajmi...

 Unaza e grusht-shteteve që po revolucionarizon Afrikën

Artikulli i Zachariah Mampilly trajton valën e grusht-shteteve në rajonin e Sahelit në Afrikë gjatë gjashtë viteve të fundit, duke analizuar shkaqet, politikat e...

“SHBA, gati për dialog me Iranin. Nuk kemi plan për sulme të reja”

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, deklaroi se Irani nuk do të guxojë të sfidojë ish-presidentin Donald Trump, duke shtuar se Shtetet e Bashkuara...

Lajme të tjera

Web TV