Gazateri parlajmëron ndryshime të mëdha në qeveri: Do të largohen 5 ministra

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gazetari Lavdrim Lita, ishte i ftuar këtë të enjte në Euronews Albania, ku foli në lidhje me situatën politike në vend, pas zgjedhjeve lokale të 14 Majit.

Lita vlerësoi rikthimin e Lulzim Bashës në skenën politike, si një person që ka mbështetës në radhët e strukturave të Partisë Demokratike. Gjithashtu ai parlajmëroi dhe ndryshime në kabinetin qeveritar.

Gazetari u shpreh se me ardhjen e ambasadoirit të ri amerikan pas dy muajsh, pritet të rifreskohet dhe qeveria me ndryshimin e 5 ministrave.

Sipas tij do të ndryshohen ata ministra për të cilët kryeministri Rama nuk është i kënaqur me ritmin e punëve. Mes ministrave në fjalë gazetari përmendi ministren e Financave dhe ministrin e Brendshmë.

“Me ambasadorin e ri që do të vijë pas dy muasjh në Tiranë mund të kemi dhe zhvillime të reja në raport me pozicionin e qeverisë.

Edhe vetë qeveria po përgatitet për ndryshime. Po flitet se janë 5 ministra që do të largohen.

E kuptojnë që administrata është shkrehur dhe pritet një impuls i ri që të çojë punën përpara dhe këto dy vite.

Edhe vetë Edi Rama është i pakëmaqur me performancën e disa ministrave, duke filluar nga Ministria e Financave, tek ajo e Brendshme dhe disa ministri të tjera. Për të këto ministri janë bërë të lodhshme dhe nuk e kanë kapur ritmin e kërkuar prej tij”, tha Lita.

Të fundit

Këto simptoma tregojnë se trupi është i ndotur me toksina

Ne përballemi me një ngarkesë toksike në trup, e cila vjen përmes ushqimit, pijeve, lëkurës dhe ajrit që thithim,...

Në ditën e saj të lindjes, Ardit Gjebrea falënderon vjehrrit për “dhuratën”

“Ka Një Mesazh Për Ty” nisi dhe vazhdoi me shumë dashuri me historinë e Esmeraldës dhe Manushaqes, nuse e vjehrrë që kanë një lidhje...

Mbi 48 mijë objekte pasuri kulturore në Shqipëri

Në Regjistrin Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore, listohen si pasuri kulturore materiale dhe jo materiale të Shqipërisë mbi 48.000 objekte. Vetëm në 2024 këtij regjistri...

Shqiptarët po udhëtojnë më shumë, 7.9 milionë dalje gjatë 2024-ës

Shqiptarët po udhëtojnë më shumë. Të dhënat zyrtare të INSTAT tregojnë se përgjatë vitit 2024 flukset dalëse janë shtuar me 14% në krahasim me...

Rriten shpenzimet për dëmet që shkaktohen nga aksidentet

“Rritja vjetore prej 30% e numrit të aksidenteve rrugore në vitin 2024 ka shtuar shpenzimet totale të kompanive të sigurimeve për dëmet materiale dhe...

Lajme të tjera

Web TV