Ish-deputeti i PD ‘zbërthen’ skemën e Bashës: Ai nuk është rikthyer, aty ka qenë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

I ftuar në një intervistë televizive, ish-deputeti i PD, Azgan Haklaj në lidhje me rikthimin në skenën politike të Lulzim Bashës, Haklaj u shpreh se Basha nuk është rikthyer por ka qenë në skenë dhe sipas tij thjesht doli të vazhdojë misionin.

“Lulzim Basha aty ka qenë nuk është rikthyer, por doli për të vazhduar misionin që ia kërkon momenti historik që po kalon demokracia shqiptare.

Basha shpalosi një pjesë të një platformë apo një doktrine që do ta quaja doktrina Basha, që do të jetë platformë që duhet të kalojë PD tek ristrukturimi dhe ringritja e saj dhe krijimi i një fronti të djathtë për të çliruar demokracinë shqiptare dhe opozitarizmi në përgjithësi nga kthetrat e Trekëndëshit të Bermudës të mbajtur prej shumë vitesh.

Historia e mendimit politik botëror njeh doktrinën Monro, njeh doktrinën Trumën, Regan, Klinton,etj dhe unë doktrinën Basha do ta krahasoja me doktrinën Klinton që doli në vitet ’92, me një doktrinë të qartë që vinte pas shembjes së murit të Berilinit pra pas shembjes së komunizmit.

Z. Basha dje perifrazoi vetëm një pjesë të asaj doktrine i cili zgjodhi një grup të rinjsh që në mënyrë simbolike përfaqësonin pjesën bojkotuese të 14 majit.

Sepse janë rreth 300 mijë veta votues të opozitës që kanë bojkotuar opozitën shqiptare”, u shpreh ish- deputeti.

Të fundit

Zelensky: Fola me Trump, të pranishëm edhe liderët europianë!

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka reaguar i pari pas telefonatës që pati me presidentin amerikan Donald Trump. Ai pohoi shkurtimisht...

Alarm! Qëllohen 5 ushtarë amerikanë në bazën e Xhorxhias

Pesë ushtarë amerikanë u qëlluan në Fort Stewart në bazën e Xhorxhias. Sipas një zyrtari të zbatimit të ligjit dyshohet se u qëlluan nga...

E bujshme! Galliani kthehet te Milani?

Sugjerimi është i fuqishëm, ndez diskutimet mes tifozëve si në rrjetet sociale, ashtu edhe në bar-kafe. Ndoshta krijon të njëjtin efekt edhe në numrin...

Brazili sfidon tarifat e SHBA-së: Duam konsultime me OBT

Qeveria braziliane ka kërkuar zyrtarisht konsultime me Organizatën Botërore të Tregtisë (OBT) në lidhje me tarifat e vendosura nga Shtetet e Bashkuara mbi produktet...

Zjarr masiv përfshin varrezat e Dhërmiut, rrezikohen banesat

Një vatër zjarri ka shpërthyer mbrëmjen e sotme edhe fshatin turistik të Dhërmiut, në Himarë. Sipas informacioneve paraprake, flakët kanë rënë pranë varrezave të fshtatit,...

Lajme të tjera

Web TV