Rikthimi i Bashës/ Godole: Do t’i kishte shërbyer më shumë PD-së nëse dilte në fushatë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Partia Demokratike duhet t’i nënshtrohet një analize të thellë pas humbjes së zgjedhjeve lokale që u mbajtën më 14 maj. Kështu u shpreh dje anëtarja e kryesisë së PD-së, Jonila Godole, e cila në një intervistë televizive theksoi se partia duhet të futet në një proces zgjedhor për të gjitha strukturat.

Sipas Godoles, PD ende s’ka thirrur një mbledhje kryesie, e shton se veç dorëheqjes së Alibeajt, duhet edhe të tjerë të kishin marrë përgjegjësi pas humbjes së thellë edhe persona të tjerë, në rastin konkret sekretari i Përgjithshëm dhe nënkryetarja. “PD duhet të bëjë një analizë. Këtu më duket se nuk bën njeri analiza pasi humbasin.

Duhet të kishim nisur me analizën dhe në thelb nuk kemi asnjë mbledhje të kryesisë tani. E kam kërkuar disa herë. Kemi pasur një dorëheqje të Alibeajt, një marrje përgjegjësia nga kryetari i komanduar, por kjo duhet të ishte shoqëruar edhe me marrje përgjegjësie të personave të tjerë në pjesën tjetër të lidershipit, i cili ka qenë i përçarë, që e futi PD-në në zgjedhje pa kandidatë, duke treguar se nuk kishin një vizion të qartë.

Përgjegjësi duhet të kishte marrë edhe sekretari i përgjithshëm, nënkryetaren e partisë pastaj vjen kryesia dhe strukturat e tjera”, deklaroi ajo. Ndërkohë e pyetur në lidhje me takimin e ish-kryedemokratit me të rinjtë, Godole u shpreh se gjatë bashkëbisedimit nuk dëgjoi asnjë tezë të re, pro vetëm riciklim të ideve e tezave të vjetra. Sipas Godoles Basha do t’u kishte shërbyer më shumë demokratëve nëse do të bënte fushatë në zgjedhjet lokale.

“Basha është deputet në parlament është në politikë. Një rikthim të rij nuk e di. Dëgjuat ju diçka të re me takimin e tij më te rinjtë? Nuk dëgjova asnjë tezë të re të tij. Riciklimi i ideve dhe tezave të vjetra që ai ka hedhur. Janë të njohura ato teza.

Takimin me të rinjtë Basha duhet të kishte bërë gjatë fushatës elektorale, pse jo të kishte dalë aty dhe të mbështeste kandidatin Tiranës dhe tu jepte një mesazh të qartë votuesve. Takimi erdhi pasi doli rezultati i zgjedhjeve dhe rikthehet me teza të vjetra, s’po them mirë apo keq, por janë teza që ne i njohim.

Do i kishte shërbyer më shumë kauzës së PD-së nëse do kishte dalë gjatë fushatës”, nënvizoi Godole.

Lexo edhe :  Berisha gjen arsyen për humbjen/ Na mundën pensionistët, ua bleu votën Rama!

Partia Demokratike duhet t’i nënshtrohet një analize të thellë pas humbjes së zgjedhjeve lokale që u mbajtën më 14 maj. Kështu u shpreh dje anëtarja e kryesisë së PD-së, Jonila Godole, e cila në një intervistë televizive theksoi se partia duhet të futet në një proces zgjedhor për të gjitha strukturat.

Sipas Godoles, PD ende s’ka thirrur një mbledhje kryesie, e shton se veç dorëheqjes së Alibeajt, duhet edhe të tjerë të kishin marrë përgjegjësi pas humbjes së thellë edhe persona të tjerë, në rastin konkret sekretari i Përgjithshëm dhe nënkryetarja. “PD duhet të bëjë një analizë. Këtu më duket se nuk bën njeri analiza pasi humbasin.

Duhet të kishim nisur me analizën dhe në thelb nuk kemi asnjë mbledhje të kryesisë tani. E kam kërkuar disa herë. Kemi pasur një dorëheqje të Alibeajt, një marrje përgjegjësia nga kryetari i komanduar, por kjo duhet të ishte shoqëruar edhe me marrje përgjegjësie të personave të tjerë në pjesën tjetër të lidershipit, i cili ka qenë i përçarë, që e futi PD-në në zgjedhje pa kandidatë, duke treguar se nuk kishin një vizion të qartë.

Përgjegjësi duhet të kishte marrë edhe sekretari i përgjithshëm, nënkryetaren e partisë pastaj vjen kryesia dhe strukturat e tjera”, deklaroi ajo. Ndërkohë e pyetur në lidhje me takimin e ish-kryedemokratit me të rinjtë, Godole u shpreh se gjatë bashkëbisedimit nuk dëgjoi asnjë tezë të re, pro vetëm riciklim të ideve e tezave të vjetra.

Sipas Godoles Basha do t’u kishte shërbyer më shumë demokratëve nëse do të bënte fushatë në zgjedhjet lokale. “Basha është deputet në parlament është në politikë. Një rikthim të rij nuk e di. Dëgjuat ju diçka të re me takimin e tij më te rinjtë? Nuk dëgjova asnjë tezë të re të tij.

Riciklimi i ideve dhe tezave të vjetra që ai ka hedhur. Janë të njohura ato teza. Takimin me të rinjtë Basha duhet të kishte bërë gjatë fushatës elektorale, pse jo të kishte dalë aty dhe të mbështeste kandidatin Tiranës dhe tu jepte një mesazh të qartë votuesve.

Takimi erdhi pasi doli rezultati i zgjedhjeve dhe rikthehet me teza të vjetra, s’po them mirë apo keq, por janë teza që ne i njohim. Do i kishte shërbyer më shumë kauzës së PD-së nëse do kishte dalë gjatë fushatës”, nënvizoi Godole.

Të fundit

Qëlloi me çifte kuajt, policia nis hetim ndaj 55-vjeçarit, i sekuestrohet edhe arma

Policia e Vlorës ka identifikuar autorin e dyshuar që ka qëlluar me çifte ndaj kuajve në zonën e Llogarasë...

1987/ Masakra e Hoddle Street, 19-vjeçari Julian Knight, terror ndaj kalimtarëve

Më 9 gusht 1987, qyteti i Melbourne, Australi, u trondit nga një nga ngjarjet më të rënda në historinë kriminale të vendit: masakra në...

Polici ‘hero’ shpëton 3 të plagosurit në Fier, i akordohet certifikata e lartë

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, i ka akorduar punonjësit të Policisë Rrugore, Klajdi Mustaj, Certifikatën për Shërbime të Dalluara. Kjo...

Flakët rrethojnë Athinën/ Zjarr në periferi të kryeqytetit grek, raportohet për viktima

Një person ka humbur jetën dhe qindra të tjerë janë detyruar të largohen nga banesat e tyre pasi një zjarr i përfshiu zonën e...

Izraeli miratoi planin për pushtimin e Gazës, OKB thërret takim urgjent

Një takim urgjent i Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara është planifikuar për të dielën, më 10 gusht 2025, në orën 10:00 sipas...

Lajme të tjera

Web TV