14 Maji/ Rama tur falenderimesh: Mirënjohje për demokratët që nuk votuan

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama e nisi takimin falënderues në Selenicë duke shprehur mirënjohje për demokratët të cilët nuk dolën të votonin në zgjedhjet e 14 Majit. Kreu i qeverisë tha se këta qytetarë ndihmuan që Shqipëria to mos bëjë hapa pas.

“Mos dalja në votim e një pjese të tyre është kontributi më i rëndësishëm që ata kanë dhënë për të ardhmen e vendit tonë. Sepse nuk pranuan që ta ndyjnë dorën duke shkuar në votim për ta vënë kryqin e votës së tyre tek një bashkim hijesh të së shkuarës, të cilat janë aty për ta tërhequr Shqipërinë vetëm mbrapa”, tha Rama.

Teksa i siguroi për mbështetjen e qeverisë, Rama pati dhe një ndjesë për qytetarët e Selenicës.

“Më pritët, por unë nuk erdha dot. Sot keni dalë përsëri kështu që ju falenderoj dyfish. Ne do vazhdojmë të mbështesim me gjithë mundësitë tona Bashkinë e Selenicës”.

Kryeministri u takua dhe me pedagogë e studentë në Vlorë, ku theksoi se ndërkombëtarizimi i universiteteve shqiptare është objektivi kryesor i qeverisë.

“Ndërkombëtarizimi është prioriteti ynë sa i takon universiteteve. Hapja e sa më shumë dyerve për studentët, për pedagogët në Europë dhe njëkohësisht sjellja e sa më shumë dijeje dhe eksperienca nga Europa në universitetet tona janë një domosdoshmëri për transformimin e mëtejshëm të universitetit që ju ofrojnë të njëjtat programe me të njëjtat standarde si në vendet e Europës”. 

Kryeministri tha se bashkëpunimi me universitetet europiane në punët shkencore do të ndihmojë në rritjen e të ardhurave për universitete shqiptare.

Të fundit

Pse Blendi Gonxhe ka marrë kaq shumë vota? Ministri jep argumentet e tij

Blendi Gonxhe është socialisti më i votuar në Vorë. Ai ka siguruar 4759 vota. Në një lidhje live për...

ANALIZA – 11 maji, referendumi për fundin e berishizmit

Fitorja e Partisë Socialiste në 11 maj, që projektohet deri në 83 mandate, është padyshim në një përqindje që i bën keq demokracisë shqiptare...

Spartak Ngjela: Fatkeqësia e PD është Sali Berisha

Për të bërë një analizë konceptuale për Zgjedhjet 2025 në panelin e “Shqipëria Voton” në Top Channel, moderatorja Grida Duma, kishte avokatin Spartak Ngjela. Sipas...

Lezha si fushë ping-pongu, përmbysen sërish shifrat e PS dhe PD

Vijon procesi i numërimit të votave në Qarkun e Lezhës ndërsa pak minuta më parë Partia Demokratike ka kaluar Partinë Socialiste duke dalë në...

PD denoncon arrestimet në Pogradec: Policia e njëanshme, incidenti u provokua….

Partia Demokratike ka reaguar për incidentin e një dite më parë në qendrën e votimit në Pogradec, ku policia vuri në pranga simpatizantin e...

Lajme të tjera

Web TV