Kandidatët për Gjykatën Kushtetuese, zbulohen emrat

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Institucioni i Presidentit të Republikës ka shpallur ditën e sotme listën me emrat e aplikantëve për vendin vakant në Gjykatën Kushtetuese, pas shkarkimit të gjyqtarit Besnik Muçi nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit.

Lista me 10 kandidatët që kanë aplikuar do ti kalojë Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, nga ku do të bëhet vlerësimi dhe verifikimi për secilin.

Institucioni i Presidentit të Republikës, njofton se:

Pas përfundimit të afatit të aplikimit për vendin vakant gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese, “Vakancë e parakohshme”, e krijuar për shkak të përfundimit përpara kohe të mandatit të ish-gjyqtarit, zotit Besnik Muçi, procedurë kjo e rishpallur me Dekretin nr. 11364, datë 22.11.2019, të Presidentit të Republikës, rezulton se kanë aplikuar shtetasit e mëposhtëm: 1. Altin Binaj, 2. Artan Spahiu, 3. Dedë Kasneci, 4. Eugen Papandile, 5.  Gentian Mete, 6. Sergjio Mazreku, 7. Sinan Tafaj, 8. Sonila Bejtja, 9. Shaqir Hasanaj, 10. Zhaklina Peto.

Lista me aplikantët e mësipërm, së bashku me dokumentacionin e dorëzuar do të përcillen menjëherë pranë Këshillit të Emërimeve në Drejtësi për verifikim dhe vlerësim sipas ligjit./Fjala.al

Të fundit

Barcelona merr një fitore komode në fushën e Las Palmas dhe ruan kryesimin e La Ligës

Barcelona bëri detyrën në transfertë ndaj Las Palmas, duke triumfuar 0-2 në duelin e vlefshëm për javë e 25-të...

Elon Musk mbështet sërish Alternativën për Gjermaninë përpara zgjedhjeve

Miliarderi amerikan Elon Musk, i cili është edhe bashkëpunëtor i ngushtë i presidentit amerikan Donald Trump, ka publikuar sot në platformën X një postim...

Interi vuan por fiton ndaj Genoas, zikaltërit marrin përkohësisht kreun e Serie A

Interi mposhti minimalisht 1-0 Genoan në duelin e vlefshëm për javën e 26-të të Serisë A. Falë këtij triumfi, zikaltrit e Inzaghit kanë marrë...

E ardhmja e tregut të punës: Ku janë punët më të paguara

Ekspertët e inteligjencës artificiale, si dhe profesionistë nga fusha të tjera të teknologjisë së informacionit, tashmë janë shumë të kërkuar në tregun e punës...

3 Ushqimet që duhet t’i konsumoni në shkurt

Shkurti është muaji që shënon kalimin nga dimri në pranverë në shumë pjesë të botës, dhe kjo ndryshim sezoni vjen me një ndryshim në...

Lajme të tjera

Web TV