Përplasjet në veri të Kosovës jehonë në mediat ndërkombëtare

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Tensionet në veri të Kosovës kanë marrë vëmendjen e mediave të huaja.

“Al Jazeera” nëpërmjet një artikulli ka pasqyruar situatë në veri të Kosovës. Ushtarët e NATO-s kanë formuar një kordon sigurie rreth katër bashkive në Kosovë për të ndaluar tensionet. Serbët protestojnë kundër kryetarëve shqiptarë.

Situata e tensionuar është paraqitur sidomos në Zveçan, ku nga policia është përdorur gaz lotsjellës për të bërë të mundur shpërndarjen e turmës së serbëve që synonin të depërtonin barrikadat e sigurisë me qëllim të futeshin në ndërtesën e komunës.

Ndërkohë pala serbe nuk i ka kursyer kritikat ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti. Ka qenë Igor Simiç, nënkryetari i partisë së Listës Serbe, akuzoi kryeministrin e Kosovës Albin Kurti për nxitje të tensioneve në veri.

Në Leposaviç, afër kufirit me Serbinë, trupat paqeruajtëse të SHBA-së me pajisje kundër trazirave vendosën tela me gjemba rreth ndërtesës së komunës për ta mbrojtur atë nga qindra serbë të zemëruar që mblidheshin aty pranë.

“Këtë mëngjes, misioni i KFOR-it i udhëhequr nga NATO ka shtuar praninë e tij në katër komuna të veriut të Kosovës pas zhvillimeve të fundit në zonë”, thuhet në një deklaratë të KFOR-it, ose Forca e Kosovës. Në përputhje me mandatin e tij, KFOR-i është i gatshëm të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për të siguruar një mjedis të sigurt në mënyrë neutrale dhe të paanshme”, thuhet në deklaratë, duke shtuar se komandanti i KFOR-it ishte në kontakt të ngushtë me agjencitë e sigurisë së Kosovës dhe Serbisë.

Në prill të këtij viti, serbët refuzuan të marrin pjesë në zgjedhjet lokale dhe kandidatët shqiptarë fituan garat për kryetar komunash në katër komuna me shumicë serbe me një pjesëmarrje prej 3.5 për qind.

Lexo edhe :  Ambasadorët në Kosovë: Klasa politike po zhgënjen popullin

Serbët kërkojnë që qeveria e Kosovës të largojë kryetarët shqiptarë nga bashkitë dhe të lejojë administratat lokale të financuara nga Beogradi të kthehen në detyrat e tyre.

Assed Baig i Al Jazeera, duke raportuar nga Mitrovica, tha se situata “nuk po përmirësohej”.

Gjithashtu ai tregoi se një përfaqësues i NATO-s në vendngjarje i kërkoi një politikani serb që t’u thoshte protestuesve të de-përshkallëzojnë situatën, por zyrtari tha se demonstruesit nuk do të dëgjonin asnjë thirrje të tillë dhe kjo do të nxiste përshkallëzim të mëtejshëm.

Të fundit

Reformohet ligji për produktet jo-ushqimore, bëhet në përputhje me rregullat e BE-së!

Në kuadër të përpjekjeve për përmirësimin e funksionimit të tregut të brendshëm dhe përafrimin me legjislacionin evropian, në Konsultimet...

Dosja Meta-Kryemadhi/ Tre vepra penale, 12 vjet burg!

Avokati Idajet Beqiri u shpreh se çifti Meta-Kryemadhi ka shkaktuar dëme shumë të mëdha. Gjatë intervistës në “Edicionin e Fundit” në ABC News, avokati tha se...

Zjarret në vend nën kontroll pas reshjeve, mbetet aktive vetëm një vatër në Skrapar

Ministria e Mbrojtjes njofton se situata nga zjarret në territorin e Shqipërisë është përmirësuar ndjeshëm gjatë 24 orëve të fundit, falë reshjeve të shiut...

VIDEO/ Helikopteri ushtarak gjerman bie në lumë, 2 viktima dhe 1 person i zhdukur

Një helikopter që përdorej nga ushtria gjermane (Bundeswehr) u rrëzua të martën në lumin Mulde në Saksoni, njoftoi një zëdhënës i Forcave Ajrore të...

Protokolli i Firencës: Fundi formal i kufijve të Shqipërisë, tensionet tendosen

1926 – Ratifikimi i Protokollit të Firencës Nga Leonard Veizi Në korrikun e nxehtë të vitit 1926, në Parisin që ende mbante në damarët e...

Lajme të tjera

Web TV