Koronavirusi/Në këto orë lejohet sot lëvizja e automjeteve private

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Policia e Shtetit ka publikuar oraret kur mjetet private mund të lëvizin ditën e sotme. Duke pasur parasysh lëvizjen e kufizuar për shkak të masave për parandalimin e përhapjes e koronavirusit  lëvizja e mjeteve do të jetë nga mesnata e mbrëmshme deri sot në orën 8 të mëngjesit dhe dhe nga ora 16:00 deri 17:00 të pasdites.

Makinat private dhe taksitë

Nga ora 00:00 deri në orën 08:00 të datës 16.03.2020, do të lejohet qarkullimi i mjeteve rrugore private të shtetasve me numër të kufizuar njerëzish 4+1 në të gjithë vendin por duke respektuar kufizimet higjeno-sanitare të situatës së krijuar.

Ndërkohë nuk do lejohet qarkullimi i mjeteve të shërbimit publik, përjashtuar shërbimin taksi 4+1, brenda këtij orari.

Mjetet me personel

Do të lejohet qarkullimi në oraret 06.00 deri në orën 08.00 në mëngjes dhe 16.00 deri 17.00 mbasdite i mjeteve (furgonçina, furgonë, minibusë, autobusë) që do bëjnë transportin e personelit dhe punonjësve  të bizneseve  prodhuese/industriale/ bujqësore, duke marrë masa individuale mbrojtëse  sipas kërkesave të dërguara dhe miratuara   nga Policia e Shtetit, si dhe qarkullimi i automjeteve për  punonjësit e Policisë së Burgjeve, SHPSF-ve, si dhe personeli shëndetësor me mjetet e tyre private për vajtje ardhje në pune, në oraret e ndërrimit të turneve, kundrejt dokumentit të institucionit ku punojnë.

Mjetet qe transportojnë mallra

Do të lejohet lëvizja e mjeteve rrugore që kryejnë transporte të mallrave brenda dhe jashtë vendit për llogari të individëve, firmave dhe kompanive vendas dhe të huaja, furgonçina, furgonë, kamionë të cilët merren më  furnizimin e me produkte ushqimore dhe blegtorale dhe që ofrojnë shërbime për qytetarët, mjetet që transportojnë bazë ushqimore për blegtorinë.

Jashtë këtij kufizimi

Lexo edhe :  Arrestimi i Veliajt, Rama takim me nënkryetarët e Bashkisë Tiranë

Do të lejohet të qarkullojnë, mjetet rrugore që kryejnë shërbime të emergjencës, ambulanca, zjarrfikëse dhe mjetet e Policisë së Shtetit e ato ushtarake, punonjësit e medies me makina të loguara ose jo  por të pajisura me dokument identifikimi. Autorizimet e mëparshme të  lëshuar nga Policia e Shtetit me afat deri në datën 15 Mars, ju zgjatet afati

Sqarim për autorizimet

Me qëllim kthimin e  përgjigjeve në kohë  të kërkesave të qytetareve, të cilët kanë nevojë të komunikojnë për probleme të ndryshme ne nr 112/129 si dhe në numrat e dedikuar 0694122223 dhe 0694122224,  sqarojmë  pronarët dhe administratorët e subjekte që merren me shpërndaje të produkteve ushqimore, apo që ofrojnë shërbime të cilat përdorën Furgoncina, forgonë dhe kamionë se nuk kanë nevojë për autorizim për lëvizje,pasi ato janë të përfshira në kategorinë e mjeteve që lejohen të qarkullojnë pa autorizim. Theksojmë se në këto automjete do qarkullojnë vetëm drejtuesit e këtyre automjeteve dhe jo familjarë apo pasagjerë të tjerë.

Policia e Shtetit gjen rastin për të apeluar edhe njëherë për të gjithë drejtuesit e automjeteve që të respektojnë me korrektësi kufizimet e vendosura pasi shkelja e tyre do ndëshkohet me masa të rrepta administrative të reja të vendosura nga Qeveria  për shkak të situatës, me qëllim parandalimin e përhapjes  së COVID 19.

Të fundit

“Qëllimi ynë është fitorja e PD”/ Edi Paloka: Primaret do të zhvillohen në datën 1 mars

Kryetari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Edi Paloka ka dhënë një deklaratë për mediat pas përfundimit të mbledhjes. Paloka deklaroi ...

Senati konfirmon Tulsi Gabbard si drejtuese të zbulimit kombëtar

Ish-ligjvënësja Tulsi Gabbard u konfirmua këtë të mërkurë (12 shkurt 2025) pasi senatorët republikanë mbështetën të emëruarën e Presidentit Donald Trump për të drejtuar komunitetin e zbulimit. Me...

Kush është fatlumi?/ Pas ndarjes, Enca gjen sërish dashurinë, fotoja që shton dyshimet

Mesa duket kemi të reja nga jeta private e Encës! Në një fotografi të publikuar në “Instagram Story” nga Rina Balaj, dora e Encës shihet...

“Reforma ka falimentuar, sepse anija ka futur ujë”/Çupi: Jemi kthyer pas si në vitin 1945

Analisti Frrok Çupi, i ftuar në emisionin “Real Story” tha se me veprimet e fundit të SPAK kanë ngjallur “hijet e drejtësisë” së sistemit të kaluar. Ai...

Miratohet ndërtimi i centralit fotovoltaik në Sheq-Marinas,2% e energjisë i kalon shtetit

Këshilli i Ministrave miratoi sot ndërtimin e centralit gjenerues të energjisë elektrike fotovoltaike dhe veprave ndihmëse, i cili nuk është objekt koncesioni dhe nuk...

Lajme të tjera

Web TV