Koronavirusi/Rama flet për të prekurit: 20 motra e vëllezër, shtruar në spital

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama ka informuar mbi shëndetin e të prekurve nga koronavirusi.

Kreu i qeverisë ka bërë të ditur se në spitalin infektiv janë të shtruar 20 persona të infektuar me  koronavirus.

Të infektuarit të cilët janë të moshës nga 30 vjeç deri 85 vjeç, sipas kryeministrit,  nga 20 personat e shtruar, 3 janë në reanimacion, ku njëri preh tyre është me frymëmarrje të drejtuar.

“Sot, në vigjilje të javës që sipas të gjitha statistikave ngre furtunën kemi të shtruar 20 motra e vëllezër, nga të cilët

10 janë të moshës 60-85 vjeç

6 janë të moshës 50-60 vjeç

4 janë të moshës 30-49 vjeç

Vetëm 3 prej të shtruarve janë në reanimacion dhe 1 prej tyre me frymëmarrje të drejtuar. të tjerët janë në gjendje të qëndrueshme dhe 3 nga këta shfaqin shenja inkurajuese përmirësimi

Zoti u dhëntë mjekëve e infermierëve që kujdesen për ta të gjithë forcën e frymëzimin që u duhet dhe lutjet tona lehtësofshin rrugën e kthimit në jetën normale të çdonjërit prej të shtruarve.”, shkruan Rama.

Të fundit

Theth, 33 vjeçari bën “shoshë” makinën! Policia niset me urgjencë

Një ngjarje që mund të kishte marrë përmasa edhe më të rënda është parandaluar nga efektivët e Krimeve të...

Paketa e re rinore: Pagesë për 600 persona, kontratë pune për 250 më të mirët

Ministri i Shtetit për Rininë dhe Fëmijët ka shpallur hapjen e Thirrjes së X-të të Programit Kombëtar të Praktikave të Punës, një nismë konkrete...

Dekada e kredive: ndërtojmë, blejmë, udhëtojmë me lekët që nuk i kemi

Shqiptarët po trokasin më shpesh në dyert e bankave këtë vit për kredi. Muajin e shkuar ata morën 34.4 miliardë lekë hua nga 33.5...

Flamur Noka sfidon Altin Dumanin: “Ne nuk hetojmë, provat duhet t’i gjeni ju”

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka, u thirr në SPAK në lidhje me paditë për krime zgjedhore të paraqitura nga opozita, një ditë...

Korrupsioni, pse politika spanjolle vazhdon të dështojë në pastrimin e vetes

Nga María Ramírez Më 31 maj 2018, Pedro Sánchez, në atë kohë lider i opozitës socialiste, mbajti një fjalim të fuqishëm gjatë prezantimit të mocionit...

Lajme të tjera

Web TV