“PS do t’u shërbejë të gjithëve”/ Veliaj: 14 Maji nuk është triumf, por mundësi për punë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Fitorja e 14 Majit nuk është një triumf, por një mundësi për më shumë punë e projekte të reja. Kështu e ka cilësuar kryebashkiaku i Tiranës, erion Veliaj, rezultatin e 14 Majit.

“Pyetja që kemi tani është: Çfarë do të bëjmë me këtë rezultat? Ka dy mundësi: njëra është të sillemi me karshillëk, të shkojmë nëpër njësi e të themi fituam, kurse ju humbët. Por, kjo do të ishte mënyra më e shëmtuar për ta festuar këtë fitore.

Ndaj, ne kthehemi në njësi me mëngët e përveshura dhe i themi secilit: Pavarësisht kë votove, Partia Socialiste, kryetari ynë dhe Këshilli Bashkiak është këtu që të të shërbejë ty, familjes tënde, fëmijëve të tu, sepse në këtë qytet ne njohim vetëm ngjyrat kuqezi të flamurit, të kombit tonë, dhe kulturës sonë, për t’u shërbyer të gjithëve kudo ku janë, pa asnjë dallim.

Ndaj, do të doja që kjo verë të mos ishte një verë triumfi, të mos ishte një verë karshillëku apo mendjemadhësie, por të ishte një verë përulësie, ku u themi njerëzve: Jemi të gjithë bashkë, do i çojmë fëmijët tanë në të njëjtat shkolla, kopshte, çerdhe, rrugë, parqe”.

Gjatë takimit me banorët e njësisë nr. 1 në turin e falenderimeve, Veliaj tha se Partia Socialiste do u shërbejë të gjithëve.

“Ju siguroj se do t’i shërbejmë të gjithëve, pa asnjë dallim. Ne vërtet morëm një fitore spektakolare në njësi, por pavarësisht se fituam me mbi 50%, ne do iu shërbejmë 100% të qytetarëve të njësisë sonë.

Nëse njerëzit kuptojnë se fitoren nuk e kemi për karshillëk, por si instrument për të shërbyer, atëherë besoj se edhe ata që nuk na votuan kësaj here, është vetëm çështje dy vitesh, para se të na votojnë në vitin 2025 për fitoren e Partisë Socialiste të Edi Ramës dhe skuadrës sonë në Parlamentin e Shqipërisë,” deklaroi më tej kreu i Bashkisë.

Lexo edhe :  Rama takim me ministrat në Cërrik! Në fokus sfidat në sektorin e Bujqësisë

Një ftesë e kishte edhe për këshilltarët bashkiakë që të bëhen bashkë për projektet e kryeqytetit.

Të fundit

Izolohen edhe tri vatra zjarresh në vend, priten ditë të nxehta

Forcat e Armatosura, në bashkëpunim me forcat e tjera operacionale në terren dhe me ndihmën e Mekanizmit Evropian të...

“Kush është besimtar, duhet të paguajë tatim”

Analisti Enver Robelli në “Off the Record” me Andrea Dangllin, në A2 CNN, hodhi tezën që në Shqipëri të paguhet tatim për fenë nga...

Reshje të dendura shiu dhe stuhi në Milano, një person humb jetën, dy të plagosur

Milano është përfshirë nga një mot i keq me reshje të dendura shiu dhe stuhi të forta, ndërsa disa vende përballen me temperatura të...

Netanyahu: Pas takimit me Trump, të arrijmë armëpushimin në Gaza

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, shpreson se takimi i tij i ardhshëm me homologun e tij amerikan, Donald Trump të ndihmojë në arritjen e...

Edi Rama sërish në zyrën e Ermal Dredhës, ç’pritet të ndodhë?

Paraditen e 3 korrikut kreu i qeverisë, Edi Rama, me bllok në dorë “zbarkoi” në Bashkinë e Vlorës ku dhe dha disa porosi dhe...

Lajme të tjera

Web TV