Gjithë familja me koronavirus/Flet i sëmuri: Babai erdhi nga Italia dhe…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një pacient i infektuar i cili kishte rezultuar me koronavirus ka treguar se si ishte infektuar ai dhe familja e tij.

Duke folur në një intervistë për RTV Dukagjini, pacienti ka theksuar se gjendet i shtruar në Klinikën Infektive të QKUK-së, ndërsa ka rrëfyer se ai bashkë me tre familjarët e tij janë të infektuar.  “Ne jemi tre familjarë dhe po na thonë që të tre jemi të infektuar me koronavirus”, ka theksuar ai.

Ai ka theksuar se gjendja e tij dhe e bashkëshortes është e mirë. Gjendjen pak më të dobët e ka babai i tij.

“Baba me thanë e ka gjendjen pak më dobët, por edhe ai është mirë. Nuk kanë lënë me e pa. Unë jam me bashkëshorten me një dhomë te dy e jemi mirë. Me familjarët komunikojmë”, tha ai.

Sipas tij, familjen e tyre në Viti po e ndihmojnë të gjithë. Ai tha se as ai as bashkëshortja nuk kanë asnjë simptomë dhe se janë mirë. Pacienti ka treguar se babai i tij ishte sëmurë, kishte simptoma dhe e kishte dërguar fillimisht në Viti, pastaj në Gjilan dhe pastaj në Prishtinë.

Babi i tij kishte ardhur nga Italia. “Baba tha se nuk po e ndjente veten mirë, dhe e dërguam te mjeku dhe ndodhi kjo që ndodhi”, tha ai.

“Fillimisht bashkëshortja kishte qëndruar me babain, sepse unë kisha shkuar të pushoj. Kur u ktheva më thanë që duhet të shtrohem edhe unë në spital, dhe pastaj rezultuam që ishim të infketuar”, u shpreh ai.

Të fundit

Makth në aeroportin e Milanos, 26-vjeçari i vë flakën koshit

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aeroportin Malpensa të Milanos ku një 26-vjeçar i vuri...

Trump bën gafë: Solla paqen mes Shqipërisë dhe Azerbajxhanit

Dy muaj pasi Sekretari i tij i Mbrojtjes, Pete Hegseth në një konferencë për shtyp ngatërroi Tiranën me Teheranin, teksa komentonte sulmin e SHBA-ve...

Hamallaj, plagoset një person! Autori largohet me “Toyota Yaris”

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur pasditen e kësaj të mërkure në Hamallaj të Durrësit. Sipas raportimeve, një person identiteti i të cilit...

Vendimi, Greqia nuk do të dërgojë trupa në Ukrainë

Greqia nuk do të dërgojë trupa në Ukrainë si pjesë e ndonjë marrëveshjeje sigurie, tha zëdhënësi i qeverisë Pavlos Marinakis në një intervistë me...

Tedi Blushi dhe Flamur Noka flasin kokë më kokë, çfarë po gatuan opozita për në shtator?

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka ngjitur këtë të mërkurë shkallët e selisë blu ku ka zhvilluar një takim me...

Lajme të tjera

Web TV