Pasaporta shqiptare do merret më lehtë, gati ligji i nënshtetësisë pa ditur gjuhën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Fëmijët e të huajve që lindin në Shqipëri, kanë mundësinë që ta marrin menjëherë shtetësinë shqiptare.

Ky është një nga synimet e projektligjit që ka miratuar qeveria dhe që tashmë pritet të kalojë për diskutim në komisionet parlamentare.

Qeveria propozon disa ndryshime në ligjin për shtetësinë të vitit 2020, duke shtuar disa nene, të cilat në thelb lehtësojnë procedurat për marrjen e pasaportës shqiptare për ata fëmijë çiftesh të huajsh që lindin në Shqipëri, por edhe për fëmijë shqiptarë që lindin në vendet e huaja.

Në nenin 7 të ligjin shtohet pika 3 ku thuhet se nëse prindërit kanë qëndrim të rregullt në vendin tonë, fëmija që ata sjellin në jetë mund të marrë shtetësinë shqiptare.

Këtë praktikë e ushtrojnë edhe shumë vende të tjera në botë, Kanadaja, apo edhe SHBA, ndërkohë vendet europiane zakonisht japin shtetësi për fëmijët e lindur në territorin e tyre, pasi prindërit janë pajisur me pasaportë të vendit përkatës.

Ndërhyrja tjetër, parashikohet në nenin tetë të ligjit për shtetësinë. Paragrafi i shtuar parashikon që çdo emigrant, i cili vjen të punojë në Shqipëri dhe ka një fëmijë me shtetësi shqiptare, mund ta marrë edhe ai shtetësinë edhe nëse nuk ka e zotëron gjuhën shqipe.

Ndryshimet ligjore i hapin rrugë gjithashtu fëmijëve të prindërve shqiptarë jashtë vendit që duan të luajnë me kombëtaren kuqezi dhe që deri tani nuk e merrnin dot pasaportën shqiptare pa mbushur 18 vjeç, ta marrin dokumentin edhe më përpara.

Në relacionin shoqërues thuhet se ky ndryshim do të sjellë impakt pozitiv në përpjekjet që bën federate shqiptare e futbollit për të afruar talente që mund të jenë vlerë e shtuar për kombëtaren kuqezi.

Të fundit

Nga miqësitë e mëdha tek telefonata me ish-banoren, Arbër Hajdari flet pas BBV

Opinionisi i BBV Abër Hajdari ka dhënë së fundmi një intervistë teksa ka treguar të gjitha përshtypjet për edicionin...

15 mijë euro ryshfet për banesat sociale në Durrës, zbardhet skema

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka shpallur fajtorë dhe ka dënuar 8 persona të përfshirë në një skemë korrupsioni për...

Basha: Sakrifica e demokratëve s’mund të përdoret për të nxjerrë Metën nga burgu

Drejtuesi Politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, ka zhvilluar një bashkëbisedim live në Facebook me ndjekësit e tij, ku ka dhënë përgjigje për pyetjet...

Kryeministri kanadez: Meritojmë respekt nga SHBA, me Trump do të hymë në…

Kryeministri kanadez Mark Carney tha se vendi i tij meriton respekt nga SHBA-të dhe do të hyjë në bisedime tregtare dhe sigurie me Presidentin...

“S’po del më në derë, por anash”, si Suel Çela rekrutoi snajperistin Prekë Kodra

Por komunikimet në Sky ECC kanë zbuluar pikërisht atë që është përballja më e ashpër midis dy prej klaneve më të rrezikshme që kanë...

Lajme të tjera

Web TV