Talenti 10-vjeçar bëhet pjesë e orkestrës së ushtrisë, performon për 1 qershorin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në koncertin e Orkestrës së Forcave të Armatosura mbrëmjen e sotme do të ketë një instrumentist të veçantë. Ai është 10 vjeç dhe është vlerësohet si një nga violinistët më të veçantë.

Është vetëm 10 vjeç, por të ardhmen e tij, e gjetur. Darel Bulcari, synon të prekë skenat botërorë, duke luajtur në violinë.

“Dua të shkoj në Vienë. Atje gjërat janë të vjetra, të ruajtura mirë dhe skena është shumë e bukur. Më pëlqen edhe koncerti i Vienës”,-tha Darel Bulçari.

Në këtë 1 qershor, është realizuar një pjesë e ëndrrës së tij. Ai do të marrë pjesë në shfaqen e organizuar nga Orchestra sinfonike e Forcave të Armatosura.

“Me orkestrën simfonike është hera e parë, por kam luajtur edhe më parë me harqe. Pasioni im për violinën lindi nga babi, se ai është violinist, por edhe nga veshi im, se e kisha qejf.  Te violina më pëlqen tingulli, kur luaj me vivrato dhe shpejtësia. Jam shumë i lumtur”,-tha Darel Bulçari.

Ndoqëm një pjesë të provave, për shfaqen që do luhet sot në orën 20:00, kushtuat festës së fëmijëve. Nën dirigjimin e Edmond Dako, në këtë 1 qershor, fokusi janë fëmijët, artistët e së ardhmes.

 

Të fundit

Ambasadori Meidani mbi Debatin për Ndërhyrjen e NATO-s: Historia nuk do të rishkruhet!

Në një intervistë, gazetarët e njohur Piers Morgan dhe Tucker Carlson u përfshinë në një debat të ashpër mbi...

Akt i rëndë vandalizmi, dëmtohen ikonat në kishën “Ngjallja e Krishtit”

Një akt vandalizmi është regjistruar pasditen e sotme në kishën "Ngjallja e Krishtit" në Ksamil. Sipas përfaqësuesit të këtij objekti kulti, At Pandeli, ngjarja...

Aplikacioni kinez trazon garën për inteligjencën artificiale

Deri më tani, kompanitë e mëdha amerikane kanë udhëhequr në garën globale për krijimin e sistemit më të avancuar të inteligjencës artificiale. Ato mbështeten...

Pesë ushqime që forcojnë sistemin imunitar gjatë dimrit

Dimri është koha kur sistemi ynë imunitar ka nevojë për më shumë ushqime të shëndetshme për të përballuar viruset dhe ftohjen. Më poshtë kemi listuar se cilat...

Çmimet e larta në Mal të Zi, konsumatorët bojkotojnë dyqanet

Qytetarët në Mal të Zi, në shenjë proteste për shkak të çmimeve gjithnjë e më të larta, bojkotuan rrjetet tregtare, supermarketet, farmacitë dhe dyqanet e...

Lajme të tjera

Web TV