Vizita dhe ekzaminime falas për 2 ditë / “SIGAL UNIQA” ndalet në Bradashesh të Elbasanit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Zona e Bradasheshit në Elbasan është stacioni i rradhës për Klinikën Lëvizëse “SIGAL UNIQA Vital Truck”.

Për dy ditë me rradhë, 2 dhe 3 Qershor, klinika dhe stafi i saj do t’u shërbejnë klientëve që jetën, shëndetin, pronën, automjetin dhe pensionin privat ia kanë besuar numrit 1 të sigurimeve në vend dhe të gjithë atyre që duan ti bashkohen familjes mbi 1 milion anëtarëshe të SIGAL UNIQA me vizita dhe ekzaminime të shumta FALAS.

 

 

 

 

 

 

Ky aktivitet është pjesë e politikave dhe vizionit të kompanisë më të madhe të sigurimeve në drejtim të mirëqenies së klientëve të saj dhe në emër të një shëndeti më të mirë.

I pranishëm në aktivitet, themeluesi dhe CEO i SIGAL UNIQA Group Austria, z.Avni Ponari u shpreh se kompania që drejton nuk synon vetëm ofrimin e produkteve më të mira për sigurimin e shëndetit si “Teleshëndet”, “Jetë Plus” apo së fundmi edhe “Sigurimi anti Tumor”, por dhe edukimin e qytetarëve për më shumë vëmendje ndaj shëndetit.

“Klinika Lëvizëse SIGAL ka misionin e saj sot për të qenë e pranishme në Elbasan. Ka lëvizur në të gjithë territorin e Shqipërisë nga Konispoli në Vermosh. Mesazhi që ne duam të japim është që të parandalojmë sëmundjet, me një kontroll mjekësor të vazhdueshëm dhe jo të shkojmë në spital në momentin që ndjejmë diçka. Prania jonë këtu është njëlloj si në mbi 200 vendqendrimet tona në të gjithë vendin, për t’i shërbyer komunitetit të kësaj zone me mjekë të specializuar të të gjitha fushave me të gjitha shërbimet FALAS”, theksoi për mediat CEO i SIGAL UNIQA Group Austria, z. Ponari.

Lexo edhe :  Zjarrfikësit të mbingarkuar, analiza e DW: Në Ballkan shpërthejnë zjarre

 

 

 

 

 

 

Nga ana tjetër doktoresha Erjeta Ashiku ka treguar se qëllimi i kësaj Klinike Lëvizëse është këshillimi dhe orientimi i qytetarëve drejt një shërbimi më të specializuar bazuar në problematikat e tyre shëndetësore.

Klinika Lëvizëse SIGAL UNIQA është e kompletuar me të gjitha ekzaminimet që mund të bëhen. Nëpërmjet konsultave që ofrojmë me mjekë specialistë, i shërbejmë për t’i orientuar njerëzit dhe për t’i këshilluar për ndjekjen e gjendjes së tyre shëndetësore. Ofrohen ekzaminime të ndryshme në kuadër të një konsulte të përgjithshme orientuese dhe diagnostifikuese për ta kapur në hapat e parë një problem të caktuar shëndetësor. Është motoja e sotme e mjekësisë, që të parandalosh është më mirë se sa të kurosh”, shtoi ndër të tjera doktoresha Ashiku.

 

Prej vitit 2015, kur edhe u ndërtua, “SIGAL UNIQA Vital Truck” ka bërë mbi 4500 km, njësoj si ti biesh Shqipërisë katër herë rreth e qark, ndërsa në muajt dhe vitet në vazhdim do të jetë edhe në zona të tjera të vendit.

SIGAL UNIQA Group Austria, jetojmë më mirë së bashku!

 

Kontakte:

Web: www.sigal.com.al

E-mail: info@uniqa.al

Whatsapp: 0686062829

https://www.youtube.com/watch?v=-CV7a9L1nQ0

Të fundit

Poshtnimi i shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, me bekimin e Albin Kurtit!

Nga Halil Matoshi 1. Thirrjet fashiste të maqedonëve sllavë kundër shqiptarëve në nji lojë sportive në Kumanovë, janë vula e fshehun...

Tensione në Sunny Hill, Dua Lipa qëllohet me bluzë në fytyrë

Në një skenë që po qarkullon me shpejtësi në rrjetet sociale, Dua Lipa është përballur me një moment të pakëndshëm në “Sunny Hill Festival”. Teksa...

Autoriteti i Konkurrencës gjobit Shein me 1 milion euro, akuzohet për mashtrim mjedisor

Autoriteti Italian i Konkurrencës ka gjobitur me 1 milion euro gjigantin kinez të modës Shein, për pretendime mashtruese mbi ndikimin mjedisor të produkteve të...

Avokati i Ilir Metës, përshëndetje naziste para ambienteve të SPAK

Avokati i Ilir Metës, Kujtim Cakrani, është paraqitur këtë të hënë në SPAK, për të qenë prezent gjatë komunikimit të akuzës ndaj Ilir Metës. Por, në një...

Historia e ish-punonjësit shqiptar të trenit, që sot punon në Parlamentin Europian

Në vitin 1992, babai i tij hipi në një gomone nga Shqipëria në kërkim të një të ardhmeje për familjen e tij. Fillimisht zbarkuan...

Lajme të tjera

Web TV