Çmimi i naftës merr “goditjen fatale”, ulet sasia e prodhimit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mjaftoi një deklaratë e njërit prej prodhuesve kryesorë të naftës në botë, Arabisë Saudite se do të zvogëlojë me një milion fuçi në ditë, sasitë e prodhimit, përgjatë muajit korrik që kuotimi i arit të zi të merrte një hov të menjehershëm mëngjesin e sotëm.

Çmimi i naftës së papërpunuar Brent u rrit menjehere me 2.4 për qind, dhe një fuçi u shit për 77 dollarë.

Nga 10 milionë fuçi në ditë, sauditet tani do të prodhojë 9 milionë fuçi. Pjesëtarë tjerë të grupit të shteteve që prodhojnë naftë, OPEC+, janë pajtuar për tkurrje të prodhimit me qellimin te stabilizohen çmimet.

Vendet e OPEC+ zotërojnë gati 40 për qind të naftës së papërpunuar, dhe vendimet e tyre mund të kenë ndikim të madh mbi cmimet e naftës. OPEC+ e ka beret e qarte se synon që prodhimi të ulet në 1.4 milion fuçi në ditë, prej vitit 2024.

Vendimi i fundit u mor pas një takimi 7 orësh që patën anëtaret e grupit të djelën. Çmimet e naftës pësuan rritje të ndjeshme kur Rusia nisi luftën në Ukrainë, vitin e kaluar, megjithatë së fundi ndaluan në nivelet e para nisjes së konfliktit.

Të dielën, ministri saudit i Energjisë, Princi Abdulaziz bin Salman, ka thënë se zvogëlimi i sasisë së shtetit të tij për një milion fuçi në ditë, mund të shtyhet edhe përtej korrikut, me qëllimin të arrihet një qëndueshmeri e tregjeve financiare.

Të fundit

Përfshihet nga zjarri zona naftëmbajtëse në Kuçovë, rrezikohen 5 puse nafte dhe banesat

Një zjarr ka rënë në zonën naftëmbajtëse në qytetin e Kuçovës. Zjarri, që u vërejt në kallamishtet e lagjes...

Trump dhe Kushner investim në Sazan, Dredha: Rikthen në jetë ishullin

Vizita e vajzës së presidentit amerikan Ivanka Trump dhe Jared Kushner së fundi në Vlorë, teksa flitet për investime serioze të çiftit në ishullin...

Katastrofë ajrore/ Rrëzohet avioni, humbin jetën 4 persona

Një avion i lehtë stërvitor u rrëzua në distriktin Kolomna të rajonit të Moskës të shtunën duke vrarë të katër personat në bord, përfshirë...

Europa digjet nga temperaturat e larta! Shqipëria në zonën e kuqe

Një valë e nxehti e pazakontë ka përfshirë Evropën, duke sjellë temperatura përvëluese që në shumë vende tejkalojnë 40°C. Në një hartë të publikuar...

Sezoni turistik, Ardit Bido: Hapja e plazheve publike, lajm i mirë për të gjithë!

Deputeti i zgjedhur i PS, Ardit Bido, i ftuar në emisionin Kjo javë në News 24 ka vlerësuar hapjen e plazheve publike në të...

Lajme të tjera

Web TV