Bardhi kundër Bashës, hap “portën” për Berishën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së zyrtare, Gazmend Bardhi, ka lënë të hapur mundësinë për bisedime me grupimin e Berishës, me qëllim gjetjen e pikave të përbashkëta për bashkimin e opozitës. Rrymat brenda PD-së që bllokohen nga “ati dhe biri politik” Berisha-Basha.

Pavarësisht se Partia Demokratike zyrtare (e vulës dhe logos), është kundër Sali Berishës, duket se porta po hapet për bashkëpunim, por me kushtin e rëndësishëm që bashkëpunimi të jetë në interes të shqiptarëve.

Kjo është lënë të nënkuptohet nga deklarata e Kreut të Grupit Parlamentar në Partinë Demokratike Gazmend Bardhi, i cili është pyetur nga gazetarët pikërisht për bashkëpunimin me Sali Berishën, në një kohë kur në PD pritet të kthehet Lulzim Basha.

Bardhi është shprehur se nuk ka kompleks të ulet me cilindo për bashkimin e kësaj force politike. Sipas tij, për interesin e shqiptarëve është ulur në një tryezë edhe me kryeministrin Edi Rama, duke nënkuptuar se takimi me Berishën dhe mbështetësit e tij të grumbulluar tek “Grupi i Rithemelimit” mund të ndodhë në një të ardhme të afërt.

“Unë nuk kam asnjë kompleks të ulem me cilindo. Kur kam pranuar të ulem në një tryezë për interesin e shqiptarëve me Edi Ramën, nuk kam kompleks tjetër. Selia nuk është një ambient që detyron që duhet të bëhen patjetër mbledhjet aty.

Duhet të na jepni më shumë kohë për të normalizuar marrëdhëniet me njëri-tjetrin”, është shprehur Bardhi. Ndërkohë ai është treguar edhe i matur në përgjigje kur është pyetur nëse Berisha është trembur pas rikthimit të Bashës, ndërkohë që ky i fundit dorëzoi PD sepse nuk po e përballoi dot sulmin e Berishës.

“Unë nuk jam analist, duhet të pyesni aktorët që ju përmendët”, tha ai. Po ndërsa në PD-në zyrtare ka “’ryma të shumta mendimesh” përqark saj po duket Lulzim Basha, i cili pasi qëndroi një vit pushim, me argumentin se bëri një hap pas për bashkimin e opozitës, tashmë është rikthyer fill pas zgjedhjeve lokale të 14 majit.

Basha po bën përgjegjës Berishën për humbjen katastrofike të PD-së dhe po tenton të “sjellë frymë të re”, në takimet që zhvillon me grupe të rinjsh, shumica adoleshentë, por situatë brenda kampit opozitar vijon të jetë mjaft e rëndë.

Berisha nuk tërhiqet duke mos pranuar zgjedhjet dhe akuzuar qeverinë për vjedhje të votave dhe tjetërsim të rezultatit zgjedhor, po ashtu Basha rikthehet duke tentuar rimarrjen e PD-së së mbetur dhe nga ana tjetër janë disa zëra që nuk dinë nga të abojnë, pasi çdo drejtim që do marrin kanë për destinacion humbjen.

Lexo edhe :  Rinumërimi për Tiranën, si paraqitet shpërndarja e mandateve dhe kandidatëve

Ndryshimet në PD

Kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, është shprehur se nënkryetarja e PD-së, Jorida Tabaku, është funksionarja më e lartë në këtë parti për momentin. Komentet Bardhi i bëri gjatë një deklarate për mediat, ku tha se Grupi Parlamentar i PD-së ka qenë e vetmja trupë që ka bërë thirrje të herëpashershme për bashkim.

“Dua të sjell në vëmendje të opinionit se Grupi Parlamentar i PD është e vetmja trupë që në mënyrë koherente ka bërë thirrje për bashkimin e PD-së. Ndasitë dhe përçarjet sjellin fitoren e socialistëve.

Unë nuk paragjykoj asnjë vendim të asnjë institucioni të PD-së. Kjo nuk është çështje e proceseve as të njëanshme. Prioritet duhet të jetë forcimi i PD-së, që të kthehet në alternativë qeverisëse”, është shprehur Bardhi. Ai është treguar shumë i kujdesshëm gjatë deklaratës duke “mirëkuptuar” të githë situatën.

“Unë kam një detyrë të rëndësishme, të drejtimit të Grupit Parlamentar. Emrat e kryesisë, secili prej kolegëve tuaj që i ka kërkuar zyrtarisht pranë sekretarit të përgjithshëm. Nuk di t’ju them pse nuk punon faqja zyrtare e partisë. Nuk marr vesh nga çështje të tilla teknike. Përsa i përket kandidimeve, rikandidimeve, unë nuk mund të flas paradhënie. Mua nuk ma ka rikonfirmuar njeri.

Alibeaj nuk ka qenë në seancë plenare, nuk kam komunikuar me të. Në mbledhjen e fundit të grupit të drejtuar prej meje, zoti Alibeaj ka qenë present në mbledhje. Ajo që unë di t’ju them në bazë të statutit, është që funksionari më i lartë drejtues i PD-së për momentin është nënkryetarja e partisë, zonja Jorida Tabaku.

Ajo që unë gjykoj që është e rëndësishme për PD-në, është të ndalet menjëherë gjuha përçarëse”, tha Bardhi. Ai ka fajësuar Berishën që u tregua përcarrës para dhe gjatë fushatës elektorale ndaj Partisë Demokratike.

“Gjuha përçarëse dhe që sjell ndasi, çuan në hartën rozë nga maja deri poshtë në zgjedhjet e 14 majit. Detyra jonë si përfaqësues të demokratëve është të ofrojmë zgjidhje. Secili bën zgjedhjen e tij”, është shprehur Bardhi.

Të fundit

Elektorati gri u tregua shumë apatik më 11 maj…

Eduard Zaloshnja  Është shkruar e folur shumë deri më sot për votat që mori mazhoranca dhe opozita kryesore më 11...

“Faturën ta paguajnë arabët”/ SHBA mban bisedime sekrete me Iranin

Shtetet e Bashkuara dhe Irani kanë në plan të zhvillojnë negociata sekrete mes tyre për çështjen e pasurimit të urniumit. Burime ekskluzive për median...

Një spanjoll merr drejtimin e Flamurtarit

Carlos Garcia Badias është trajneri i ri i Flamurtarit. Spanjolli është zgjedhja e drejtuesve të klubit vlonjat për sezonin e ri, ku do të...

Skandal mjedisor në Vjosë/ Nafta ndot lumin e egër të Evropës, institucionet heshtin

Një nga lumenjtë e fundit të egër të Evropës, Vjosa, i shpallur vitin e kaluar Park Kombëtar, po përballet me ndotje të rëndë nga...

E diela i jep fund krizës në Kosovë? Partitë politike marrin vendimin

Partitë politike në Kosovë janë dakorduar që të mos hyjnë në procedura votimi në seancën e sotme dhe ta ndërpresin atë menjëherë pas aktgjykimit...

Lajme të tjera

Web TV