Ja ilaçet që po funksionojnë më shumë kundër koronavirusit të ri

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga antiviralët e përdorur në terapinë me SIDA, deri tek ato që përdoren për trajtimin e pacientëve me artrit reumatoid.

Gara për koronavirusin e ri, Sars-CoV-2 vijon me ngadalë. Megjithatë, mes masave të reja kufizuese të vendosura nga qeveria italiane, shpresa e një vaksine anti koronavirus është kura për ata që preken nga Covid-19. Dhe, mund t’ia dilet mbanë për ta frenuar përfundimisht. Edhe pse sot nuk ka terapi specifike dhe trajtimi i rasteve më të lehta konsiston në marrjen e ilaçeve antipiretike dhe konsumimin e lëngjeve dhe marrje oksigjeni (në rast të pneumonisë), ndër pengesat me të cilat po hasen, megjithatë, ekzistojnë edhe ato ilaçe që kanë rezultuar si më efektive në trajtimin e rasteve të rënda të infeksioneve nga koronavirusi i ri. Duke përmendur disa, Guido Silvestri, profesor në Universitetin Emory në Atlanta dhe themelues me Roberto Burionin të Paktit Transversal për Shkencën, në një postim në Facebook i përcaktuan këto barna si “shpresat e shkencës”.

Ndër opsionet terapeutike që citon eksperti, është remdesivir, një antiviral eksperimental, i testuar tashmë me sukses të moderuar kundër llojeve të ndryshme të koronavirusit gjatë studimit te kafshëve. Ilaçi është në gjendje të bllokojë enzimat e përdorura nga virusi për riprodhimin në qelizat njerëzore. Siç ju kemi thënë, edhe pse ende nuk është aprovuar për përdorim klinik, duket se është e sigurtë, sipas rezultateve të një studimi klinik të zhvilluar në vitin 2018 mbi pacientët që kishin marrë Ebolan. “Të paktën në mënyrë anekdotale, duket se funksionon në shumë raste me Covid-19,” thotë Silvestri. “Ilaçi duhet të përdoret vetëm në rastet e simptomave pulmonare dhe nën udhëzimin mjekësor.”

Ekzistojnë gjithashtu ilaçe imuno-modulatorë, të cilët mund të zvogëlojnë stuhinë e citokinës, një mekanizëm që qëndron pas komplikimeve serioze të mushkërive. Ndër këto, saktëson eksperti, është dhe tocilizumab, antitrup monoklinal i cili bllokon efektet e interleukinës-6 në pacientët me artrit reumatoid, dhe anakinra e cila është antitrup kundër receptorit interleukin-1.

Tocilizumad, kujtojmë, është aprovuar në vitin 2010 në Shtetet e Bashkuara për artrit reumatoid dhe u përfshi disa ditë më parë nga Komisioni Kombëtar i Shëndetit Kinez në udhëzimet për trajtimin e rasteve të rënda të Covid-19. Gjithashtu, ditët e fundit ilaçi u testua edhe në spitalin Cotugno në Napoli mbi dy pacientë me pneumoni të rëndë, të cilët treguan përmirësime të qarta.

Lexo edhe :  Operacioni antidrogë me Italinë/ Proda: 349 punonjës policie të përfshirë në aksion

Për më tepër, “në fazën para-klinike në Universitetin e Gottingen, Gjermani”, përfundon Silvestri, “ekziston ilaçi camostat mesylate i cili frenon serine-proteazën Tmprss2, një proteinë që është e nevojshme për të përgatitur të ashtuquajturin Sars-CoV-2 për të bashkëvepruar me receptorin Ace2, që është molekula që virusi përdor si “portë” për të hyrë në qelizë “.

Por nuk mbaron këtu: kombinimi i dy antiviraleve, lopinavir dhe ritonavir, tashmë të aprovuar për trajtimin e Sidas, gjithashtu duken premtues. Siç ju thamë, këto dy molekula frenojnë proteazën, domethënë ato veprojnë në enzimat që përdoren nga viruset për riprodhimin brenda qelizave.

Në Kinë, që nga fazat e hershme të infeksionit, kombinimi i ritonavir dhe lopanivir, i cili sipas studimeve të mëparshme është bërë në mostra kafshësh, kanë çuar në një ulje të ngarkesave virale në ato të prekur nga Sars dhe Mers, dhe ka qenë i suksesshëm te një pacient që vuan nga Covid-19. Është autorizuar kombinimi i ribavirinës, e cila frenon sintezën e RNA, me frenuesit e transkriptazës së kundërt, një enzimë që lejon që virusi të shndërrojë RNA-në e tij në ADN (e përdorur tashmë kundër HIV).

Dhe e fundit, po testohet gjithashtu klorokuina, një ilaç anti malaries që ka treguar se është mesatarisht efektiv në eliminimin e koronavirusit në kulturat e qelizave. “Covid-19 është i ri dhe, për të identifikuar një ilaç të aftë për të vepruar kundër tij, është e nevojshme të identifikoni strukturën e virusit ose strukturat që ia japin hua vetes si objektiv, për t’u sulmuar me sukses”, shpjegon në një deklaratë Shoqata Italiane e Farmakologjisë. “Një parim i ndarë nga disa shkencëtarë është përdorimi i ilaçeve që kanë një spektër të gjerë të aktivitetit, që nga momenti që dimë akoma pak për Covid-19, dhe që kanë pak ose pak efekte anësore. Në këtë mënyrë ne kemi më shumë mundësi për të bllokuar madje edhe disa përbërës të rëndësishëm të Covid-19 “.

Burimi wired.it

Përgatiti: L.Veizi

Të fundit

Pako me kokainë të fshehura në dollap, arrestohen dy shqiptarët në Itali

Dy shqiptarë përkatësisht të moshave 38 vjeçe dhe 25 vjeç, kanë rënë në prangat e policisë italiane të akuzuar...

Sonte finalja e Europa League, Tottenham përballë Man. United për të shpëtuar fytyrën

Sot në mbrëmje Europa League do të shpall kampionen e saj. Një derbi anglez mes Tottenham dhe Manchester Unitedin me synimin për të...

Vjosa Osmani, vizitë zyrtare në Zvicër, përkujton veprën e Ahtisaarit

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka nisur një vizitë zyrtare në Zvicër, ku është pritur me nderime shtetërore nga Presidentja e Konfederatës...

Salma Hayek betohet se lëngu ‘që po e mban të re’, është ai mund ta përdorim të gjithë!

Salma Hayek bën "be" mbi përfitimet e tij për bukurinë, performancën dhe mirëqenien e përgjithshme. Është me të vërtetë një lëng i pasur me...

Erion Braçe këmbëngul: Nuk kisha asnjë problem me Olta Xhaçkën, por kameramani…

I ftuar në emisionin “Ndryshe” ka qenë deputeti socialist, Erion Braçe. Ai ka treguar më shumë rreth zgjedhjeve, si shkoi gjithçka dhe ka sqaruar...

Lajme të tjera

Web TV