Përplasjet në PD/ Spahiu zbardh prapaskenat: Kanë nisur ethet për…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Juristi Kreshnik Spahiu tha në “Now me Erla Mëhillin” se tashmë kanë nisur ethet për të qenë deputet brenda Partisë Demokratike.

Ai u shpreh se ka një shpjegim për luftën që ka nisur.

“Çuditërisht ata që janë kundër zgjedhjes së kryetarit sot duhet ta kishin zgjidhur këtë histori që më 6 mars të vitit 2021, kur Lulzim Basha dha dorëheqjen.

Lanë një parti pa kryetar për 1 vit e gjysmë, e lanë me një person të komanduar dhe s’jepnin as shpjegime, nuk bënin as analizë, nuk arsyetonin as në media, as në parti se pse kjo parti funksiononte kështu deri në momentin e zgjedhjeve që ky grup deputetësh ishin tërësisht të paqartë se çfarë do bënin për hyrjen apo jo në zgjedhje dhe Partia Demokratike do të mbahet mend si e paprecedentë në histori që një parti e cila ka sjellë demokracinë, ka qenë edhe 16 vite në pushtet, ka dhe 33 vite në politikë të jetë e paaftë për të nxjerrë kandidatë.

Kush del garant që kjo parti pa kryetar do e sjelli në pushtet dhe anasjelltas? Ka ndonjë garanci që i bashkon.

Tani kemi hyrë në procesin që pas 1 viti e gjysmë bëhen listat e deputetëve dhe kanë filluar ethet dhe e di çfarë është konflikti i djeshëm? Ata kryetarët e degëve duan t’i fusin bërrylin këtyre deputetëve që të jenë në listat për deputet,” – përfundoi Spahiu.

Të fundit

Studim me gjetje të rëndësishme për parandalimin dhe kontrollin e kancerit të mëlçisë

Një raport historik mbi parandalimin dhe kontrollin global të kancerit të mëlçisë, i udhëhequr nga ekspertë kinezë dhe i...

Rexhep Qosja: Çfarë mësova nga humbja e vajzës sime!

Nga Rexhep Qosja F A L Ë N D E R I M Me 28 korrik, pas një kohe të gjatë të mbushur me dhembje e...

“12 herë kampione në Berat”/ Sara Gjordeni zbulon talentin e saj të fshehur

Përmes një fotografie të vajzës së saj të vogël pranë një tavoline shahu, Sara ndau me ndjekësit një fakt surprizues për të kaluarën e...

Goditi me shpullë Gjestin, Danja fton në dasmën e motrës Jozin

Jozefin Marku ka qenë i ftuar në dasmën e motrës së Danja Koka, ish banore e Big Brother Albania Vip 4. Në videot e ndara...

1908 – Zbulimi i plotë i një Neandertali në Francë

Në vitin 1908, në një shpellë pranë La Chapelle-aux-Saints, në jugperëndim të Francës, vëllezërit Bouyssonie – Amédée dhe Jean, të dy priftërinj dhe arkeologë...

Lajme të tjera

Web TV