Qytetet më të shtrenjta në botë për emigrantët në 2023

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nju Jorku e ka tejkaluar Hong Kongun, si qyteti më i shtrenjtë në botë për të jetuar si emigrant, ndërkohë që rritja e skajshme e qirave, bëri që Singapori të renditej në pesëshen e parë.

Rritja e inflacionit dhe rritja e kostove të akomodimit, u përmendën si arsyet që Nju Jorku kryesoi renditjen e kostos së jetesës së firmës së konsulencës së burimeve njerëzore, ECA International, për vitin 2023, ndërsa Gjeneva dhe Londra mbetën në vendet e treta dhe të katërta.

Singapori u ngjit nga vendi i 13-të vitin e kaluar, për të hyrë në top 5 për herë të parë. Kjo lëvizje shkon kundër prirjes së përgjithshme të qyteteve aziatike, të cilat janë ulur në renditje, pjesërisht për shkak të normave më të ulëta të inflacionit, në krahasim me rajonet e tjera.

Rritja në renditje e Singaporit, qendra financiare e Azisë Juglindore, “ishte kryesisht për shkak të rritjeve të mëdha në kostot e akomodimit”, tha Drejtori Rajonal i ECA International për Azinë, Lee Quane.

Rritja e kërkesës për shtëpi me qira, pjesërisht e nxitur nga lehtësimi i mëhershëm i kufizimeve të Covid-19 në krahasim me vendndodhjet e tjera kyçe në rajon, nuk u përputh me rritjet përkatëse në ofertë.

Stambolli kishte rritjen më të madhe të vitit. Ai u ngjit me 95 vende, në vendin e 108-të, pas një rritjeje prej 80% të çmimeve, nxitur nga politikat ekonomike të Presidentit Rexhep Tajip Erdogan, sipas raportit.

Gjetje të tjera të studimit:

  • Qiratë në Dubai u rritën me pothuajse një të tretën nga fluksi i emigrantëve rusë, duke e çuar qytetin në vendin e 12-të.
  • Ndërsa shumica e qyteteve europiane u rritën në renditje, qytetet norvegjeze dhe suedeze ranë për shkak të dobësimit të monedhave, ndërsa qytetet franceze ranë për shkak të normave më të ulëta të inflacionit, krahasuar me vendet e tjera të BE-së
  • Qytetet kineze ranë në renditje, për shkak të dobësimit të monedhës dhe normave më të ulëta të inflacionit, në krahasim me vendet e tjera
  • Renditjet për të gjitha qytetet amerikane u rritën, për shkak të forcimit të dollarit dhe inflacionit të lartë, ku San Francisko hyri në top 10.
Lexo edhe :  Në një botë më të nxehtë, duhet të kapërcejmë frikën nga hijet

ECA International analizon koston e mallrave dhe shërbimeve të konsumit, duke marrë parasysh kostot e qirasë në zonat e banuara zakonisht nga emigrantët, për të renditur 207 qytete në 120 vende dhe territore anembanë botës.

Këto janë 20 vendet më të shtrenjta në botë për të jetuar. Renditja e vitit 2022 është paraqitur në kllapa:

  1. Nju Jork, SHBA (2)
  2. Hong Kong, Kinë (1)
  3. Gjenevë, Zvicër (3)
  4. Londër, MB (4)
  5. Singapor (13)
  6. Zyrih, Zvicër (7)
  7. San Francisko, SHBA (11)
  8. Tel Aviv, Izrael (6)
  9. Seul, Koreja e Jugut (10)
  10. Tokio, Japoni (5)
  11. Bern, Zvicër (16)
  12. Dubai, Emiratet e Bashkuara Arabe (23)
  13. Shanghai, Kinë (8)
  14. Guangzhou, Kinë (9)
  15. Los Anxhelos, SHBA (21)
  16. Shenzhen, Kinë (12)
  17. Pekin, Kinë (14)
  18. Kopenhagë, Danimarkë (18)
  19. Abu Dhabi, Emiratet e Bashkuara Arabe (22)
  20. Çikago, SHBA (25)

Të fundit

“Eskortat në burg? Ç’ka këtu!”/ Avokati i Metës: Problemi korrupsioni, jo takimet intime

Avokati i Ilir Metës, Kujtim Cakrani, i ka vënë kapakun debatit për takimet intime të të dënuarve, duke deklaruar...

Gjigandi i qiellit “Antonov” fluturon fshehurazi nga Ukraina, revoltë në Moskë

Një operacion masiv, nën radar, bëri që një nga avionët më të mëdhenj të transportit në botë, Antonov AN-124, me kodin UR-82073, të fluturonte...

Një shqiptare emërohet në krye të Sekretariatit të CEFTA-s, reagon Rama: Moment krenarie!

Shqiptarja Pranvera Kastrati është emëruar në postin e rëndësishëm të Drejtoreshës së re të Sekretariatit të CEFTA-s (Marrëveshja për Tregti të Lirë në Europën...

Luçiano Boçi i shqetësuar: Rama po na josh dhe merr njerëzit tanë!

Deputeti i Partisë Demokratike Luçiano Boçi tha në studion e MCN se ikja e Genc Deromemajt në Vlorë i shqetëson dhe i lë një...

Rama: Në fund të dekadës, Shqipëria të mos përdorë cash

Qeveria Shqiptare synon që në fund të dekadës, vendi ynë të mos përdorë para cash, por transaksionet financiare të jenë të gjitha dixhitale. Në takimin...

Lajme të tjera

Web TV