Bislimi reagon për Asocacionin: “Kalë Troje” që i hap rrugën ndarjes së Kosovës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi ka reaguar në lidhje me kërkesat për themelimin e Asocacionit në Kosovë. Përmes disa reagimeve në Twitter, Bislimi thekson se Asocacioni po përdoret nga Serbia jo për të integruar serbët vendas në Kosovë, por si një “Kal Troje” për të bërë vendin jofunksional shtetin dhe për të vijuar më pas me planin për ndarjen e Kosovës.

“Kosova ka paralajmëruar vazhdimisht komunitetin ndërkombëtar për arsyet e vërteta pse Serbia insiston në formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Asociacioni nuk kishte për qëllim asnjëherë të integronte serbët vendas në Kosovë, por të jetë si ‘Kali i Trojës’ së Beogradit për ta bërë vendin jofunksional, duke përgatitur kështu rrugën për ndarje”, ka shkruar Bislimi në Twitter.

Bislimi thekson se themelimi i Asocacionit është një plan i Beogradit për të krijuar botën serbe në të gjitha territoret e ish Jugosllavisë.

Ai shton se kompetencat e Asocacionit çojnë në krijimin e një Republike Serbska në Kosovë.

“Plani fillestar i Asociacionit është i parëndësishëm, pasi kompetencat e tij do të evoluojnë dhe do të shfrytëzohen për shkak të mbështetjes financiare të Beogradit si dhe mungesës relative të mbikëqyrjes nga Qeveria e Kosovës. Këto kompetenca do të çojnë përfundimisht në një Republika Srpska të re me qëllimin e ndarjes territoriale. Kjo pastaj do ta detyrojë komunitetin ndërkombëtar të njohë ekzistencën e dy entiteteve kombëtare në Kosovë dhe autonominë absolute në zonat e Asociacionit”.

Bislimi shtoi: “Kjo autonomi do të bëjë që serbët të kenë zero nevojë për të ndërvepruar me Qeverinë e Kosovës, duke e bërë kështu Asociacionin një ‘vezë qyqeje’ në territorin e Kosovës. Serbia beson se avantazhi kryesor krahasues që ka aktualisht dhe duhet ta shfrytëzojë, është epërsia ekonomike në rajon. Në rrethanat aktuale, qëllimi përfundimtar i “botës serbe” nuk mund të realizohet vetëm me mjete politike. Duhet të shfrytëzohen edhe mjete të tjera, duke përfshirë mekanizmat fetarë me potencial për ndikim politik në vendet fqinje ku vepron Kisha Ortodokse Serbe”.

Lexo edhe :  Hashim Thaçi me probleme shëndetësore, ndërpritet seanca gjyqësore në Hagë

 

Të fundit

Ndryshimi tronditës i Ariana Grandes, fansat në panik: Ajo po vdes

Ariana Grande është rikthyer dhe njëherë në vëmendjen kryesore të mediave, pas filmit të saj më të fundit “Wicked”,...

“Zero Day”, jeta e dytë e De Niros si aktor i serialeve televizive

Ai luan në thrillerin politik, në Netflix nga 20 shkurti Në prag të ditëlindjes së tij të 82-të, Robert De Niro po përballet me një...

Analiza/ Pse Inteligjenca Artificiale kineze ka mahnitur botën?

Modelet e DeepSeek janë shumë më të lira dhe pothuajse po aq të mira sa rivalët amerikanë, shkruan The Economist “Modeli i arsyetimit”, një formë...

SIGAL, 26 vite histori suksesi! Lideri i padiskutueshëm i sigurimeve

Prej vitit 1999, SIGAL ka qenë sinonim i sigurisë, besueshmërisë dhe inovacionit në tregun e sigurimeve në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut. Sot, kompania...

22 shkurt 1946/ George F.Kennan paralajmëron nga Moska fillimin e Luftës së Ftohtë

George F.Kennan, ndodhej në ambasadën e SHBA-së në Moskë, në postin e këshilltarit që nga viti 1944. Edhe pse kishte shumë kritika ndaj sistemit...

Lajme të tjera

Web TV