Koreja e Jugut, “EveR6”, roboti që do të drejtojë për herë të parë një orkestër

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Roboti “EveR 6” do të drejtojë shfaqjen “Absence” që do të mbahet në kryeqytetin e Koresë së Jugut, Seul.

Sipas lajmit të agjencisë “Yonhap”, Orkestra Kombëtare Koreane njoftoi se një robot i zhvilluar nga Instituti i Teknologjisë Industriale Koreane (KITECH) do të jetë dirigjenti në koncertin e saj në Seul më 30 qershor.

Pamja e robotit android me emrin “EveR 6”, i cili është planifikuar të drejtojë koncertin “Absence”, i ngjan trupit të njeriut. Roboti gjithashtu mund të përdorë në mënyrë fleksibël qafën dhe krahun e tij.

Falë teknologjisë “kapja e lëvizjeve”, e cila regjistron drejtimin dhe shpejtësinë e lëvizjes së shkopit, bëhet më e lehtë për robotin të zbulojë me saktësi shpejtësinë e shkopit.

Roboti dhe dirigjenti Choi Soo-yeol do të performojnë veçmas në koncert, pas së cilës dy dirigjentët do ta drejtojnë së bashku koncertin.

Choi tha se sfida më e madhe për robotët është ndërveprimi dhe komunikimi dhe ai donte të tregonte se njerëzit janë më të spikatur në muzikë sesa teknologjitë robotike në shfaqje.

Performanca e robotit të quajtur “EveR 6” në koncert do të jetë e para në Korenë e Jugut. Robotët drejtuan orkestra në Japoni dhe Zvicër.

Të fundit

SPAK hap garën për drejtuesin e ri të BKH-së (kriteret)

SPAK ka hapur zyrtarisht thirrjen për aplikim për pozicionin e drejtuesit të ri të Byrosë Kombëtare të Hetimit. Në...

Alibeaj: Vetëm Berisha s’ka moral që të ankohet për vjedhjen e votave

Zgjedhjet përfunduan dhe pritet vetëm certifikimi i tyre nga KQZ, ku PS mori 83 mandate me gati shumicë të cilësuar, PD dhe aleatët ‘madhështorë’...

Britania e Madhe do të kastrojë të dënuarit për krime seksuale

Qeveria laburiste e Britanisë së Madhe ka njoftuar fillimin e një programi pilot për kastrimin kimik të personave të dënuar për krime të rënda...

I treti më i votuar në diasporë, Murrizi tallet me kandidatët e PD: Bythecë politikë!

Kandidati për deputet në listën e hapur të Tiranës, Myslim Murrizi, ka reaguar përmes një postimi në Facebook, në lidhje me zgjedhjet e 11...

Berisha ‘mbolli’ Belerin në Greqi, s’mund të ‘korrë’ vota diaspore

Jakin Marena Kryetari i PD Sali Berisha si gjithnjë nuk është pajtuar me rezultatin e zgjedhjeve të 11 majit të këtij viti, ku koalicioni Për Shqipërinë Madhështore”...

Lajme të tjera

Web TV