I bullizuar për pamjen e tij/ Historia frymëzuese e Jarrod Bowen, heroit të West Ham

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

West Ham fitoi në mbrëmjen e djeshme trofeun e parë pas 43 vitesh duke mposhtur Fiorentinën (2-1) në finalen e Ligës së Konferencës dhe heroi i sfidës është anësori Jarrod Bowen, i cili kaloi një rrugë të gjatë për ta fituar titullin e heroit.

Bowen ka disa sezone që luan futboll profesionist. Nga Hull City, si një yll i ri, ai mbërriti në West Ham në vitin 2020 për më shumë se 20 milionë euro dhe mori menjëherë rolin e lojtarit kryesor të çekanëve.

Mbrëmë, në minutën e 90-të, ai bëri një kundërsulm dhe shënoi gol për fitoren me rezultat 2-1, që do të thoshte se klubi popullor nga Londra fitoi trofeun e parë pas 43 vitesh, pasi i fundit ishte FA Cup në vitin 1980.

Sidoqoftë, jo gjithçka shkoi aq mirë për Bowen gjatë karrierës së tij. Përkundrazi, ka dashur të dorëzohet në disa raste dhe është refuzuar në shumë mënyra, edhe për shkak të pamjes së tij.

I lindur në fshatin Leominster në Hereford, Bowen pati një fëmijëri mjaft të rehatshme dhe megjithëse e gjithë familja e tij e donte dhe luante ragbi, ai e donte vetëm futbollin dhe kjo ishte gjithçka që donte të bënte në jetë.

Ai luajti për akademinë e të rinjve të Hereford United në disa raste, por u refuzua atje dy herë. Pas aventurës së tij të parë në klubin e tij mëmë, ai shkoi për një provë në Aston Villa, por dyshohet se u refuzua sepse nuk dukej fare si futbollist. Ishte një goditje e rëndë për një djalë që dëshiron të luajë futboll.

Ai u kthye në Hereford, mori një tjetër shans, por u përjashtua përsëri nga klubi. Këtë herë refuzimi nuk kishte të bënte me aftësitë e tij në futboll, por ai u refuzua për shkak të ndryshimeve në postet e trajnerit dhe trajneri i ri nuk donte ta linte Boëen në klub.

Lexo edhe :  Turpërimi me 5 gola/ Mesfushori i Interit: E kalova dhimbjen me ndihmën e mamit

Ky ishte momenti i Bowen ku ra në kontakt me Cardiff Cityn. Megjithatë, një telefonatë e bëri atë të mendojë për të lënë karrierën e tij futbollistike.

“Babai im mori një telefonatë nga Cardiff duke i thënë se po më refuzonin. Unë qava menjëherë dhe nuk e dija se çfarë do të ndodhte me mua”, kujton anglezi pjesën më të errët të karrierës së tij.

Për fat të mirë, në Herefordin e tij, ata ndryshuan mendje dhe e sollën atë në klub për herë të tretë. Ishte një hit i plotë për të dyja palët, dhe tashmë në sezonin e parë të 2014, ai mori një shans dhe e shpëtoi klubin nga rrëzimi dhe e mbylli sezonin me çmime individuale në klub.

bowen.jpeg

Ai luajti nën një kontratë profesionale, e cila e çoi në Hull City, një ekip që konkurronte në Championship në atë kohë. Hap pas hapi shkëlqeu në fushë dhe luftoi për një transferim në Ligën Premier.

Që nga ardhja në West Ham, ai ka luajtur në mënyrë fantastike dhe të gjithën e ka kurorëzuar me titullin në Ligën e Konferencës.

Vlera e tij aktuale shkon në 40 milionë euro dhe nuk është e pamundur që tashmë këtë verë të veshë fanellën e një prej më të mëdhenjve.

Të fundit

512 p.e.s./ Dario i Madh dhe fushata e tij kundër Skithëve

Në shekullin VI p.e.s., Perandoria Persiane e dinastisë Akamenide kishte arritur një shtrirje të jashtëzakonshme nën Dario I (Dario...

“Doja të lija emisionin”/ Eni Çobani zbulon presionet: Njerëz të fuqishëm më janë afruar

Juristja dhe moderatorja e njohur Eni Cobani ka bërë një deklaratë të fortë lidhur me sfidat dhe presionet që ka përjetuar gjatë viteve në...

Trump anulon të gjitha bisedimet tregtare me Kanadanë, kërcënon me tarifa të reja

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump do të anulojë të gjitha bisedimet tregtare me Kanadanë ndërsa ka paralajmëruar fqinjin verior për vendosjen e tarifave të...

Vendet baltike tërhiqen nga Konventa e Otavës

Vendet baltike si Estonia, Letonia dhe Lituania kanë informuar Kombet e Bashkuara për tërheqjen e tyre nga Konventa e Otavës – një traktat ndërkombëtar...

“Travel and Tour”: Projekti i Kushner do të kthejë Sazanin në një vendpushim të shkëlqyer

Shqipëria i bashkohet SHBA-së, Japonisë, Zvicrës, Gjermanisë, Arabisë Saudite, Tajlandës, Italisë, Francës, Indonezisë, Vietnamit dhe Egjiptit në një përpjekje të guximshme për t’u shndërruar...

Lajme të tjera

Web TV