E shtuna apo e diela, cila është dita më e favorshme për plazh?/ Ja si do të jetë moti

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Edhe fundjava do të jetë me mot të paqëndrueshëm, me prezencë të kthjellimeve, vranësirave dhe reshjeve të shiut.

Metereologia Lajda Porja thekson se të shtunën nuk priten reshje ndërsa të dielën do të ketë zhvillim të vranësirave në pjesën e dytë të ditës, shoqëruar edhe me reshje shiu kryesisht në zonat lindore.

“Ka pasur përmirësim të dukshëm të motit. Dita e premte dhe e shtunë do të jenë kryesisht me mot të kthjellët, vranësirat do të jenë prezente në pjesën e dytë të ditës duke sjellë edhe reshje.

Dita e sotme do të ketë rrebeshe në veri dhe verilindje dhe momente me pika shiu pothuajse në të gjithë zonën e ulët.

Bregdeti mbetet me kthjellime, vranësira por nuk pritet që të ketë reshje.

Edhe e shtuna do të jetë kryesisht nën ndikimin e motit të qëndrueshëm pëgjatë gjithë ultësirës perëndimore, duke bërë që vija e bregdetit dhe zonat e ulëta të jenë me kthjellime dhe vranësira por nuk pritet të ketë reshje.

Reshjet mbeten vetëm në zonat malore. Përsa i përket të dielës, megjithëse dita do të nisë me mot të kthjellët dhe vranësira kalimtare, do të kemi zhvillim të vranësirave në pjesën e dytë të ditës duke rrezikuar pothuajse të gjithë territorin nga reshje shiu ku më të theksuara do të jenë përgjatë kufirit lindor.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje të ndjeshme, duke bërë që maksimalet të ngjiten në 31, në zona edhe 32 gradë celcius.”, tha metereologia Lajda Porja.

Të fundit

Paradoksi i reagimit opozitar kundër projekt Kodit të ri Penal

Nga Mero Baze Vitin e kaluar, kur shumica në pushtet propozoi ngritjen e Komisionit të posaçëm “anti-korrupsion”, i njohur si...

Tarifa e Trump për Shqipërinë? Eksportuesit: Mund të jetë një mundësi e artë

Nga data 7 gusht, çdo produkt që prodhohet në vendin tonë dhe eksportohet drejt tregut amerikan do të paguajë taksë 10%. Vendimi i paralajmëruar...

3 gusht 1778 – Hapet Teatro alla Scala në Milano

Më 3 gusht 1778, në Milano, u hap për herë të parë Teatro alla Scala – i njohur shkurtimisht si La Scala – një...

Parashikimi i motit/ Si do variojnë temperaturat përgjatë ditës

Shqipëria do të përjetojë një tjetër ditë tipike vere më 3 gusht 2025, me qiell të kthjellët gjatë gjithë ditës dhe temperatura të larta...

Horoskopi ditor, 3 Gusht 2025

Dashi Klima ne jetën tuaj ne çift pritet te jete mjaft premtuese sot. Do ndiheni mire pranë partnerit tuaj dhe do shkëmbeni me te çdo...

Lajme të tjera

Web TV