Faza e dytë e punimeve në Spitalin Pediatri/ Manastirliu: Gati edhe 2 projekte të reja

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu ka inspektuar punimet e fazës së dytë për modernizimin e Pediatrisë në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, e cila pritet të përfundojë brenda vitit.

“Vërtet një volum i madh pune që është duke u bërë dhe që nga pikëpamja e sipërfaqjes është shumë më e madhe se sa Pediatria e re që ne kemi inaguruar.

Jam e bindur që brenda këtij viti do t’a finalizojmë pjesën infrastrukturore të punimeve të këtij spitali, e më pas, do të fillojmë edhe më të gjithë ato element, të cilët i përkasin mobilimit spitalor dhe aparaturave të nevojshme, për të garantuar shërbimet, siç janë shërbimet e gastrohepatologjisë, pneumologjisë, onko-hematologjisë pediatrike, dializës dhe nefrologjisë, dhe të gjithë shërbimet që ofrohen në këtë spital, të kenë kushte fantastike të ofrimit të shërbimit”, tha Ministrja Manastirliu.

Gjatë inspektimit në Pediatrinë e Tiranës, Ministrja Manastirliu foli edhe për projektet e reja që do të nisin së shpejti në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.

“Qendra Spitalore Universitare ‘Nënë Tereza’ po kalon në një fazë transformimi rrënjësor. Ne pritet që për pak ditë të fillojmë rehabilitimin e një prej spitaleve, të cilët janë në zemër të shërbimit kirurgjikal, që është pikërisht Spitali i Kardiokirurgjisë dhe brenda këtij viti, do të nisim punimet dhe për Spitalin Psikiatrik në QSUT”, tha Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

Pas përmbylljes së fazës së parë të investimit në Pediatrinë e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë, me ndërtimin e spitalit të ri me tre shërbime të rëndësishme, siç janë Shërbimi i Urgjencës; Shërbimi i Reanimacioni; Sallat e operacionit për ndërhyrjet kirurgjikale infantile, ka vijuar faza e dytë e investimit në këtë kompleks spitalor, e cila përfshin rehabilitimin e plotë të Pediatrisë së Përgjithshme.

Lexo edhe :  Këto 5 ushqime po ju plakin dhe ju nuk jeni të vetëdijshëm

Faza e dytë e këtij projekti do të mundësojë të gjithë rehabilitimin dhe përforcimin nga themelet të të gjithë strukturës të Pediatrisë së Përgjithshme, ku janë 120 shtretër dhe përfshihet shërbimi i onko-hematologjisë, dializës, pneumologjisë, etj.

Me përfundimin e fazës së dytë kompletohet i gjithë korpusi i Spitalit Pediatrik në QSUT.

Të fundit

Trump “hakmerret”!Morën pjesë në çështjet penale kundër tij,presidenti i pushon nga puna

Presidentit Donald Trump ka shkarkuar disa zyrtarë të Departamentit të Drejtësisë që drejtuan hetimet për çështjet penale kundër tij. Një...

Mos i gënjeni kurë këto shenja të horoskopit, sepse hakmarrja e tyre mund t’iu lëndojë

Ka disa shenja të horoskopit që kanë instinkt veçanërisht të fortë që i mbron nga gënjeshtrat dhe surprizat e pakëndshme. Qoftë çështje miqësie apo biznesi,...

Pesë mënyrat si ta mbani zemrën tuaj të shëndetshme ndërsa plakeni

Sëmundjet e zemrës janë ndër shkaqet kryesore të vdekjeve, por mjekët thonë se disa zakone të shëndetshme mund të bëjnë një ndryshim të madh. Këto...

Nga pasaporta tek simbolet! Si do të funksionojë shteti bektashi

Gazetari Ferdinant Samarxhi zbuloi në “Top Story” detajet në lidhje me krijimin e një shteti bektashi. Ai foli për mënyrën se si do të funksionojë...

Përplasjet me Berishën, vjen përgjigjja e Ballës:Gjarprin e kam kapur që i vogël në ferra

Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla, i kthen një përgjigje epike Berishës pas akuzave të shumta drejtuar atij. Pyetjes së moderators së...

Lajme të tjera

Web TV