Ronaldinho dhe vëllai i tij Roberto Assis po vazhdojnë të qëndrojnë në një burg të Paraguait, kjo pasi institucioni në fjalë nuk ka pranuar 1.5 milionë euro për lirimin e ish-yllit të futbollit.
Braziliani ishte arrestuar nga autoritetet vendase në jahtin e tij, pasi kishte hyrë në shtet me pasaportë false.
Legjenda që dikur ka luajtur me Barcelonën dhe Milanin është paraqitur në seancën e parë, ndërsa avokatët e tij kanë ofruar 1.5 milionë euro për ta liruar nga burgu, propozim që është hedhur poshtë nga gjykata.
Mundësia e vetme për Ronaldinhon së bashku me vëllain e tij tashmë është të vendosen në një apartament të vogël në afërsi të burgut.
Ndërsa , ish-sulmuesi i kombëtares së Paraguait, Nelson Cuevas ka zbuluar se Ronaldinho është i mërzitur e në gjendje të rënduar psiikologjike dhe dëshiron që të lirohet sa më shpejtë.
“Ai është i pikëlluar, shpresojmë ta nxjerrim sa më shpejtë nga aty. Është i pikëlluar me situatën. Avokatët e tij po merren me çështjen. Shpresoj që ai të largohet më shpejtë nga aty”,-ka thënë Cuevas./Fjala.al/