Çfarë do të ndodhë me 18 Qershor?/ Kokalari del me njoftimin e papritur

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Evi Kokalari njofton takimin për zyrtarizimin e Lëvizjes Konservatore Shqiptare: Do ketë të ftuar nga republikanët e SHBA

Ish-mbështetësja e Sali Berishës, aktivistja Evi Kokalari ka bërë me dije se në 18 qershor nis zyrtarisht takimet për partinë e re Lëvizjen Konservatore Shqiptare.

Përmes një njoftimi në rrjetet sociale, Kokalari shkruan se të ftuar do të jenë edhe përfaqësues të partive të djathta europiane si dhe të partisë Republikane në SHBA.

“Të dielën, në 18 Qershor, në orën 12:00 tek Hotel Rogner, Tiranë – fillojmë në mënyrë zyrtare Lëvizjen Konservatore Shqiptare.

 Kemi të ftuar nga Partitë e djathta europiane dhe nga Partia Republikane Amerikane. Hyrja e lirë por e limituar.  Shihemi së shpejti”- shkruan Kokalari.

Formimin e lëvizjes së re brenda spektrit të djathtë, Kokalari e ka njoftuar pas ‘krisjes’ së raporteve me Sali Berishën pasi ky i fundit zyrtarizoi bashkëpunimin me partinë e Lirisë, bashkëpunim për të cilin Kokalari ka pasur rezerva të shumta.

Të fundit

SPAK çon në gjyq për korrupsion punonjësin e Kadastrës Fier dhe 2 persona të tjerë(EMRAT)

Prokuroria e Posaçme dërgoi sot për proces në GJKKO dosjen me 3 të pandehur për korrupsion, mes tyre edhe një punonjës...

Tërhiqet Këshilli Drejtues, vendos shtyrjen e garës për Drejtorin e RTSH

Pas thirrjes nga Komisioni parlamentar i Medias, Këshilli Drejtues i RTSH-së, vendosi me shumicë votash që të pezullojë procesin e zgjedhjes së Drejtorit të ri të...

Më 8 shkurt të gjithë në Tiranë!/ Berisha fton qytetarët sërish në protestë

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, me anë të një postimi në rrjetet sociale iu ka bërë thirrje shqiptarëve që të protestojnë më 8...

Digjet e gjallë në banesë e moshuara, fëmijët i kishte në emigracion

Një e moshuar është djegur e gjallë brenda banesës ku jetonte e vetme. Mesohet se gjarja ka ndodhur në fshatin Shtëmajë në Njësinë Administrative Bradashesh. Banesa...

Asnjë nuk preket

Nga ARTUR AJAZI Të gjithë kujtuan (sidomos në PD) se, “ja Trump ja preu fondet, tani SPAK dështoi”. Apo dhe hamendësi të tjera idiote të...

Lajme të tjera

Web TV