Mocioni i mosbesimit/ Rrëzimi i Kurtit konsiderohet i pamundur

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Iniciativa e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) për nisjen e një mocioni mosbesimi ndaj Qeverisë së Kosovës ka mundësi të mbetet vetëm si ide.

Në partinë e Ramush Haradinajt janë të vetëdijshëm për numrin e votave në Kuvend, por theksojnë se nëse kryeministri Kurti vazhdon me këtë qasje ndaj aleatëve ndërkombëtarë do t’i gjejnë të gjitha mekanizmat që ai të shkojë në shtëpi.

Skeptik për rrëzimin e kryeministrit Kurti në rrethanat aktuale janë edhe në Partinë Demokratike të Kosovës, ndërkaq në partinë në pushtet konsiderojnë se qeveria është duke bërë punë të mirë dhe është e palëkundshme edhe në Kuvend.

Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj thotë për KosovaPress se Kurti ka eskaluar në raport me partnerët ndërkombëtarë, veçmas me Shtetet e Bashkuara, mirëpo ende nuk i kanë numrat në Kuvend për rrëzimin e Qeverisë së Kosovës.

Përkundër që adreson një mori kritikash ndaj kryeministrit Kurti, deputetja e PDK-së, Blerta Deliu thotë se në rrethanat aktuale është vështirë që ekzekutivi të rrëzohet përmes mocionit të mosbesimit.

Kritik ndaj këtyre ideve të opozitës në situatën aktuale është deputeti i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, nga radhët e Listës Guxo, Haxhi Avdyli.

Ai ngre pyetje ndaj opozitës nëse mocioni do të bëhet në bashkëpunim me presidentin serb, Aleksandër Vuçiç.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e ka konsideruar të nevojshme iniciativën për mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë Kurti, pas zhvillimeve në veri dhe kundërshtimit të aleatëve ndërkombëtarë që kryetarët e zgjedhur të ushtrojnë mandatin e tyre në objektet komunale.

Gjithashtu, edhe për vendosjen e disa masave të SHBA-së ndaj Kosovës, ku njëra prej tyre ishte edhe përjashtimi nga “Defender 2023”./KosovaPress

Të fundit

Kush i gjuan penalltite te Real Madrid? Xabi Alonso merr vendimin final

Duke qenë se sezonin e kaluar, Real Madrid humbi një të tretën e penalltive të dhëna, nga 19 në...

Fakulteti i Sigurisë dhe Hetimit, Policia e Shtetit bën njoftimin

Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit ka dalë me një njoftim zyrtar lidhur me plotësimin e formularit për të gjithë efektivët të cilët...

Stuhia ‘Floris’ godet Britaninë dhe Irlandën, mijëra familje mbeten pa energji elektrike

Britania dhe Irlanda janë goditur këtë të hënë nga një stuhi e fuqishme “Floris” dhe me erërat me shpejtësi që tejkalonin 160 km/orë. Kjo situatë...

Nuk japin pagat! Tiranës dhe Skënderbeut u bllokohet merkatoja për 3 sesione

Tirana dhe Skëndërbeu kanë marrë nga 3 dënime për shkak të pagave të prapambetura ndaj ish-futbollistëve të tyre. Edhe pas vendimit të dhomës së zgjidhjes...

Aksident në aksin Fier-Levan, makina përplaset me shtyllën elektrike

Një aksident ka ndodhur sot në aksin Fier- Levan, në afërsi të “ Kthesës së Zhupanit”. Një automjet ka humbur kontrollin dhe për pasojë...

Lajme të tjera

Web TV