Roma ka zyrtarizuar afrimin e parë në merkato. Klubi verdhekuq ka siguruar me parametra zero shërbimet e Houssem Aouar, i cili u largua nga Franca pas një jete me Lyonin.
24-vjeçari me origjinë nga Algjeria, aktivizohet si qendërmesfushor, por mund të mbulojë edhe pozicionet e mesfushorit të avancuar dhe të majtë.
Aouar firmosi deri në verën e vitit 2028 me klubin italian, që ishte shumë afër fitimit të Europa League.
Edhe pse kishte oferta të tjera, Aouar, i cili e mbylli aventurën me Lyonin me 213 ndeshje, 35 gola dhe 24 asiste, insistoi të transferohej tek ekipi i Jose Mourinhos.
“Jam shumë i lumtur që kam nënshkruar për Romën, sepse është një klub i madh me një histori të madhe. Mendoj se ky është projekti i duhur për mua.
Vij tek një ekip i rëndësishëm, që ka lojtarë të fortë dhe mbështetet nga tifozë unikë. Tani jam edhe unë verdhekuq, jam gati për të nisur aventurën me Romën”, deklaroi lojtari gjatë prezantimit.
🗨️ Tiago Pinto: “Il desiderio di Aouar venire alla Roma, nonostante avesse attirato l’attenzione di diversi club a livello internazionale, è stato motivo di soddisfazione per tutti noi”
📄 https://t.co/mpNru6snFX#ASRoma pic.twitter.com/EpeWVnNY6v
— AS Roma (@OfficialASRoma) June 11, 2023