“Kurti në ‘luftë’ me SHBA”/ Çupi: Po tolerohet Kosova, jo kryeministri

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në intervistën që dha për “Special Report”, analisti Frrok Çupi theksoi se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është në ‘luftë’ me SHBA për shkak të veprimeve në veri të vendit.

Sipas tij, nëse do të ketë tolerancë ndaj këtyre trazirave do të jenë për shkak të Kosovës dhe jo për shkak të kryeministrit.

“Lufta është drejtperdrejtë e Kurtit me SHBA. Kishte një shpresë se do të krijonte një splitë midis SHBA dhe BE, konkretisht me Francën dhe Gjermaninë.

Por me këtë gjë dështoi sepse Perëndimi është unik në raport me Ballkanin. Toleranca do të jetë për shkak të vetë Kosovës.

SHBA po përpiqen bashkë me fuqitë evropiane që këtë ‘bombë’ që iu ka rënë në dorë që quhet Kurti, të mund ta çmontojnë pa shkaktuar dëme të mëdha në Kosovë. Por dëmet janë bërë edhe janë shumë të mëdha.

Një përjashtim nga Defender Europe 2023. Pas kësaj është deklaruar hapur ndalimi i fushatës për njohjen e Kosovës si shtet i pavarur, gjë që e paralizon tërësisht nga institucionet ndërkombëtare dhe pastaj vijnë të tjerat.

Me siguri janë marrja e kontrollit nga ndërkombëtarët në veri, do të iniciohen nga evropianët ndalimi i procesit të heqjes së vizave, do të ndalojnë investimet e mëdha të parashikuara nga Perëndimi”, tha analisti.

Të fundit

Atalanta ndalet në barazim ndaj Lazios dhe shpallet kampione e dimrit në Serie A

Laczio dhe Atalanta kanë dhuruar një ndeshje shumë emocionuese në sfidën e kësaj jave të fundit të vitit 2024...

Gëzuar, me valixhe në duar! Ku shkojnë shqiptarët për fundvit?

Nga pushimet dimërore në Alpet e Europës, te qytetet e dekoruara plot drita dhe tradita, deri tek arratisjet në plazhet ekzotike për ata që...

Astrologia zbulon si mbyllet viti 2024 për secilën shenjë Horoskopi: Ka të papritura

Meri Gjini ka bërë parashikimin e Horoskopit për ditët e fundit të vitit 2024, në një studio televzive. “Nesër kemi Mërkurin në katërkëndësh me Saturnin....

Planet e administratës Trump mbi emigracionin

Emigracioni ishte një nga çështjet kryesore të fushatës elektorale të Presidentit të zgjedhur Donald Trump. Administra e tij po planifikon zbatimin e masave më...

A mund ta tërheqin shqiptarët pensionin në një shtet tjetër?

Zv. ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Olta Manjani ka ndarë në emisionin “Sheshi i Dollarit” detaje nga marrëveshja e nënshkruar për njohjen e pensioneve....

Lajme të tjera

Web TV