Ironia e panevojshme e Kurtit me Ramën dhe pse atë s’e merr askush seriozisht në Perëndim

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Ben Andoni

Në ditët e fundit, shigjetat e kritikave janë drejtuar kah kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, lidhur me ngjarjet në Veri.

Primati kosovar i ka pritur me sportivitet dhe ka gjetur të dalë nga situata me anë të leksikut të pasur politik, por mendimit jo rrallë tejet sipërfaqësor, e kuptohet: indiferencës.

Nga ironia e tij nuk ka shpëtuar edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama (njësoj ironik me të), ku sipas Kurtit: “Nuk kam dyshim që Edi Rama beson se propozimi i tij i draft-statutit është i mirë dhe duke qenë kështu, çfarë unë propozoj është që kryeministri Rama këtë draft-statut për pakicat kombëtare të ia prezantojë presidentit të Serbisë më së largu në takimin e radhës të ‘Ballkanit të Hapur’ për shqiptarët në Medvegjë, Preshevë dhe Bujanoc”.

Dhe, për të treguar se nuk humbet kohë, në orët e fundit ka paraqitur edhe pesë pika për qetësimin e situatës në Veri. Por, impakti ka qenë i pakët, tashmë do të duhet shumë t’i besohet.

Në takimin me përfaqësuesit e vendeve të Quint-it nuk kanë marrë pjesë të gjithë drejtuesit e mizioneve, e kuptohet se mungesa e përfaqësuesve të lartë të SHBA-së dhe Britanisë së Madhe, na ka dhënë shenjë që tregon rëndësinë apo seriozitetin sesi kanë filluar ta marrin Kurtin dhe faktorin kosovar.

Anipse më shqetësues është fakti se: opozita kosovare ka kritikuar me tone të ashpra, por me akte të paqena.

Shpesh ka kritikuar përmes njerëzve vetë të përfolur me bashkëpunimin me individë që kontrollojnë krimin dhe kontrabandën në veri, ashtu si shumë personalitete, që Kosova i njeh problematikë, për të mos përmendur fakte të tjera.

E më shumë akoma, kjo opozitë është mjaftuar në kor me qarjet e përbashkëta për mundësinë e humbjes së bashkëpunimit me SHBA-në, por pa marrë përsipër realisht peshën e duhur.

Lexo edhe :  Pavarësisht ç'thotë Trump, SHBA ka hyrë në luftë – dhe pasojat do të jenë të thella

Për fatin e keq, njësoj si në Shqipëri, opozita kosovare e humb kohën me debate shterpë, ndërkohë që të dy vendet tona mbartin problematika shumë e shumë të mëdha.

Të tilla, që kërkojnë në rastin e Kosovës jo vetëm seriozitet por profesionalizëm  e kthjelltësi dhe mundësinë e bashkëpumimit me Kurtin për të përcaktuar vija të kuqe, që lidhen me qëndrimin ndaj SHBA-së.

Kjo është e përbashkëta dhe në Tiranë, ku lufta më e madhe në krizën e opozitës së Tiranës është për treguar se cili ka qasjen më të madhe në marrëdhënien me SHBA-në.

Askush nuk do t’ia uronte Kosovës një realitet jashtë ndihmës së SHBA-së, por opozita ka misionin e madh ta tregojë tashmë në këtë pozicion me vepra dhe ide, apo që fjalët në foltore t’i tregojë me aksione dhe ngjalljen e besimit ndër ta.

E kaluara ka treguar se nuk ka lajme më të mira dhe për ta në marrëdhëniet lidhur me dialogun. Lëshimet që bënë me territorin në kufi me Malin e Zi dhe me Maqedoninë e Veriut nuk është se i favorizojnë shumë, ashtu si nga ana tjetër bashkëpunimi me çdo gjë që thuhet në Tiranë dhe sipas interesit është pro apo kundër Albin Kurtit.

Kosova është në një moment realisht të vështirë historik dhe të turbullt politik, por qasja e opozitës në vend është një nga trishtimet më të mëdha në këto kohë.

Sa për rastin e Tiranës, atë të mos e përmendin shumë, sepse edhe në këtë rast duan të përfitojnë sa më shumë. Ironia e Kurtit me Ramën dhe anasjelltas nuk i duhen askujt, por e ardhmja e shqiptarëve, jashtë territorit të shtetit Amë, kujtdo.

Të fundit

Zbulohet dhurata që Jeff Bezos i dhuroi partneres në ‘dasmën e shekullit’

Jeff Bezos i ka dhuruar së fejuarës së tij, Lauren Sánchez, një gjerdan me vlerë nga 3 deri në...

Prapaskenat e PD, ja tre grupet që janë brenda selisë blu

Deputeti i Partisë Demokratike, Dash Sula, ka komentuar procesin e rinumërimit të votave duke thënë se selia blu tentoi të bëjë pis procesin. Sipas Sulës,...

Trump kërcënon Iranin: Ju bombardojmë nëse vazhdoni…

Donald Trump ka deklaruar këtë të premte se ai "pa dyshim" do të urdhëronte një tjetër bombardim të Iranit nëse Teherani do të vazhdonte...

Në Gazë raportohet për 62 të vrarë nga forcat izraelite

Agjencia për Mbrojtje Civile në Gazë tha se forcat izraelite kanë vrarë të paktën 62 persona më 27 qershor, përfshirë dhjetë persona që ishin...

‘Tirana Fest’ ndez atmosferën te sheshi ‘Skënderbej’, koncerte dhe sporte ekstreme

Atmosfera në zemër të kryeqytetit po “ndizet” nga Tirana Fest 2025, një festival dyditor FALAS për të gjithë familjen, që po zhvillohet në...

Lajme të tjera

Web TV