“Një gjest i vogël, por shpëton jetë”/ Begaj dhe Zonja e Parë dhurojnë gjak

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sot, në Ditën Ndërkombëtare të Dhurimit të Gjakut, Presidenti i Republikës, Bajram Begaj dhe Zonja e Parë Armanda Begaj, së bashku me stafin e Institucionit të Presidentit, vijuan traditën e dhurimit të gjakut në këtë institucion.

Kjo fushatë, e organizuar në bashkëpunim me Qendrën Kombëtare të Dhurimit të Gjakut, synon të ndërgjegjësojë qytetarët shqiptarë të kontribuojnë në dhurimin e gjakut.

Këtë vit fushata e dhurimit të gjakut kudo në botë fokusohet tek individët që kërkojnë mbështetje gjatë gjithë jetës për transfusion.

Në këtë kuadër, Zonja e Parë u shpreh se: “Çdokush që është i shëndetshëm dhe ka mundësi të dhurojë gjak ose plazmë, në shenjë solidariteti do të kontribuojë për cilësi jete më të mirë tek pacientët që janë në kushte kërcënuese për jetën.
Një gjest në dukje i vogël dhurimi i gjakut, por që shpëton jetë.”

Zonja Begaj përfitoi nga rasti të shprehte mirënjohjen ndaj të gjithë atyre që japin kontributin e tyre në këtë ditë: “Mirënjohje për të gjithë ata që janë sensibilizuar për të dhuruar gjak në Shqipëri.

Çdo vështirësi bashkarisht e përballojmë dhe kapërcejmë më lehtë!” – tha Zonja e Parë në fund të mesazhit të saj.

 

Të fundit

Benfica befason Bayernin, portugezët e mbyllin si kryesues të grupit C

Benfica e Adrian Bajramit ka arritur të thyej mallkimin, teksa për herë në histori triumfon ndaj Bayernit. Portugezët mposhtën...

Parodia e ‘nenit Basha’: Kush mund ta sfidojë Sali Berishën?

Sali Berisha sot është në ditët më të këqija politikisht, e duket qartë se rënia e tij po vjen jo si një tërheqje dialektike...

Ilir Alimehmeti: KAS të mbajë përgjegjësi për votat ku është shprehur vullneti

Ilir Alimehmeti ishte i ftuar në Debat në A2 CNN, ku mes të tjerash komentoi dhe acarimin e deputetit socialist Erion Braçe, i cili...

“Trump ushtroi presion për të bërë marrëveshje, jo për rrëzim regjimi”

Eksperti i sigurisë Xhavit Shala, në studion e “Ditarit” me Andi Nurajn, në A2 CNN, deklaroi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës ushtruan presion...

Pezeshkian shpall fundin e konfliktit: Lufta 12-ditore ka marrë fund! Ne rezistuam

Presidenti i Iranit, Masud Pezeshkian, ka njoftuar përfundimin e asaj që e cilësoi si “luftë 12-ditore të imponuar” nga Izraeli. Në një mesazh drejtuar kombit...

Lajme të tjera

Web TV