Covid-19/Mjeku Tritan Kalo tregon si ta luftoni koronavirusin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kur numri i të prekurve nga koronavirusi ka shkuar në 51 dhe kur qytetarëve iu është bërë thirrje që të vetizolohen në shtëpi, pasi në të kundërt do të ndëshkohen edhe me gjobë, nëse dalin pas orës 18:00, mjeku i njohur Tritan Kalo ka bërë një apel të fortë  për të gjithë.

Ai iu bën thirrje gjithë qytetarëve që të qëndrojnë në shtëpi,  të bëjnë durim, kujdes, higjiene maksimale, ushqim të shëndetshëm, të ajrosin ambientin, dhe të mendojnë pozitivisht.

Qëndroni në shtëpi….beteja ndaj covid-19 bëhet në disa fusha e drejtime….informimi dhe vetndërgjegjësimi mbeten dy nga fushat kryesore te fitores në këtë luftë….kujdesuni maksimalisht për t’u vetizoluar, për të respektuar masat e distancimit social”– shkruan Kalo.

Postimi i mjekut Kalo:

QËNDRONI në SHTËPI….BETEJA ndaj Covid-19 bëhet në disa fusha e drejtime….INFORMIMI dhe VETNDËRGJEGJËSIMI mbeten dy nga fushat kryesore te fitores në këtë luftë….KUJDESUNI maksimalisht për t’u vetëizoluar, për të respektuar masat e DISTANCIMIT SOCIAL, për të respektuar HIGJENËN vetjake dhe atë kolektive, për të jetuar në MJEDISE që ajrosen herë pas here, për t’u USHQYER në mënyrën më të shëndetëshme të mundëshme, për të MENDUAR pozitivisht që gjithshka do të kalojë, sikundër kanë kaluar edhe shumë e shumë epidemi të tjera, për të mos e ulur për asnjë çast RESPEKTIN e DASHURINË për njëri-jatrin, për t’u INFORMUAR nga burime te besueshme profesionale e zyrtare, dhe jo të bëheni pre e informimeve bajate e keqadashëse, për të patur BESIMIN e duhur në AFTËSITË dhe PROFESIONALIZMIN e personelit mjeksor në përgjithsi, dhe atë të Sëmundjeve Infektive në veçanti, e mbi të gjitha, për të ruajtur në çdo çast e rrethanë MIRËNJOHJEN për MANTELBARDHËT….BASHKË DO TIA DALIM MBANË!!!

Të fundit

BE-ja synon të investojë 200 miliardë euro në inteligjencën artificiale

Presidentja e Komisionit Evropian (KE), Ursula von der Leyen tha se ata synojnë të nisin një investim prej 200...

Pse ka gjithnjë e më shumë minj në qytetet e mëdha?

Ne e dimë se ngrohja globale dhe, në përgjithësi, ndryshimet klimatike shpesh kanë një efekt negativ në specie të ndryshme shtazore - ato modifikojnë sjelljen...

9 ushqimet që shkaktojnë rritjen e sheqerit në gjak

Sheqeri i lartë në gjak mund të shkaktojë një mori efektesh anësore dhe me kalimin e kohës, mund të çojë edhe në diabet. Por...

Skandal në Spanjë, lojtari i Real Madridit rrezikon dënim me pesë vite burg

Një skandal ka përfshirë lojtarin e Realit, Raul Asencio. Ky i fundit rrezikon të dënohet me 5 vite burgim, për shkak të një skandali...

“Prime” i radhës i “BBVA”/ Çfarë pritet të ndodhë sonte?

Natën e sotme do të mbahet “Prime” i radhës i spektaklit të njohur “Big Brother VIP Albania”, dhe ndjekësit janë shumë kuriozë për zhvillimet...

Lajme të tjera

Web TV