Lëngu i mrekullisë/ Ky është fruti që shëron mëlçinë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Krahas shijes së tyre fantastike, përdorimet mjekësore të thanave për shëndetin njihen që një lashtësi.

I vlerësuar fort si një frut i rëndësishëm medicinal, thanat kanë efekte mirëbërëse për shëndetin e gjithë organizmit.

Fruti ose kokrrat e thanës piqen në mes dhe në fund të verës. Ato konsiderohen të pjekura plotësisht vetëm pasi kanë rënë nga pema.

Thanat me ngjyrë të kuqërremtë mund t’i mblidhini me dorë sapo të kenë rënë.

AgroWeb.org ju sjell më poshtë një kurë efikase me thana për pastrimin e mëlçisë dhe shëndetin e saj.

Përgatitja e Kurës me Thana për Mëlçinë

Për përgatitjen e kësaj kure do t’ju duhen një filxhan çaji me thana të freskëta.

Vendosni në një tenxhere 1 litër ujë dhe lëreni derisa të nisë të zjejë fort.

Në momentin që uji nis të valojë, hiqeni nga zjarri, shtoni thanat aty dhe lëreni të mbuluar me një kapak përreth 30 minuta.

Më pas kulloni lëngun dhe pijeni nga një gotë 2-3 herë gjatë ditës.

Këtë kurë përsëriteni për 3-4 ditë dhe mund ta bëni çdo muaj. Vlerat shëndetësore të thanës

Thana është një frut i vogël që bën një punë të madhe. Vlerat e frutit dhe të pemës janë fantastike.

Lëvorja me ngjyrë kafe ose të kuqërremtë e pemës ofron shumë përfitime për konsumatorin. Bashkë me frutin, ato kanë vlera në shërimin e lëkurës por edhe në uljen e temperaturës. Thanat e pjekura kanë gjithashtu vlera ushqimore të mëdha.

Përveç vlerave ushqimore, thanat janë përdorur në të gjithë botën edhe në mjekësinë popullore.

Konsumimi i thanave

Thanat përdoren për të përgatitur edhe reçel. Por ato mund të kombinohen me sheqer dhe portokall për të bërë një salcë të mrekullueshme si ajo e boronicës së kuqe.

Lexo edhe :  Realizohet me sukses operacioni me teknikën e avancuar 'Whipple' te spitali i Traumës

Thanat mund të konsumohen edhe në formën e tyre të thatë. Në Shqipëri përdoren për përgatitjen e rakisë së famshme të thanës.

Por thana ka përdorim të gjërë edhe në përgatitjen e pijeve të ftohta gjatë stinës së verës. Shurupi i thanës është gjithashtu i famshëm në vendin tonë.

Përdorimi mjekësor i thanës

Fruti i thanës është përdorur për të ulur temperaturën dhe për të luftuar disa çrregullime të zorrëve.

Thartësia karakteristike e këtij fruti e bën atë mjaft të dobishëm në luftën kundër sëmundjeve kardiovaskulare.

Thanat janë përdorur edhe për t’u kuruar nga diarea, për shëndetin e mëlçisë dhe stomakut gjithashtu.

Thanat mund t’i ruani në frigorifer për disa ditë, për sa kohë i paketoni në një qese të izoluar mirë. Ato jetojnë më gjatë në formën e tyre të thatë./AgroWeb.org

Të fundit

Penallti e humbur dhe gol në shtesë, Partizani eliminohet nga Europa

Partizani është eliminuar nga Conference League pasi u mposht mbrëmjen e sotme nga Kalju me rezultatin 1-0. Një gol...

Bushati për sherrin Lapaj-Shabani: Më të gëzuarit, Rama e Berisha

Analisti Andi Bushati, i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, ka folur për përplasjen në koalicionin Nisma Shqipëria Bëhet, ku Lapaj dhe...

Trump me probleme! Çfarë fshihet pas këmbëve të fryera?

Donald Trump është diagnostikuar me pamjaftueshmëri kronike venoze, një çrregullim i zakonshëm që ndikon në qarkullimin e gjakut në këmbë, bëri të ditur Shtëpia...

Këlliçi: “Rama ka kthyer Shqipërinë në pazar të gjësë së gjallë”

Belind Këlliçi, drejtuesi politik i Partisë Demokratike në Tiranë, ka ngritur akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama, duke e cilësuar atë si një...

Presidenti Duka uron Vllazninë për kualifikimin: “Shpresojmë për një rrugëtim të gjatë”

Vllaznia u kualifikua për në turin e dytë të Conference League pasi eleminoi lituanezët e Daugavpils. Pas suksesit 2-4 në Riga, Presidenti i Federatës...

Lajme të tjera

Web TV