Reshje të dendura shiu në të gjithë vendin, përmbyten rrugët në Vlorë e Berat

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Reshje të dendura shiu kanë përfshirë të gjithë vendin ditën e sotme. Në disa zona, reshjet kanë qenë në formë rrebeshi.

Report Tv sjell pamje nga Vlora dhe Berati, zona ku reshjet e shiut kanë shkaktuar edhe problematika. Në Berat, është përmbytur rruga kryesore në Kuçovë.

Ndërkohë, reshjet e shiut kanë sjellë problematika edhe në Vlorë, ku disa rrugë kryesore të qytetit janë përmbytur. Zona si pranë stadiumit Flamurtari, në lagjen Pavarësia, por edhe në zonën e Skelës tashmë nën ujë.

Probleme ka patur edhe në disa blloqe banimi pranë zonës së Albano dhe Rominës por edhe në disa zona të tjera të qytetit. Deri më tani nën ujë segmentet rrugore dhe automjetet Për momentin nuk rrezikohen banesa apo biznese.

Nga reshje të dendura të shiut sot u përfshi edhe Tirana. Ky mot me reshje dhe i paqëndrueshëm vijon që prej ditës së djeshme, ndërsa sipas specialistëve të mot do të na shoqërojë edhe ditën e nesërme.

Të fundit

Ukraina prezanton raketën “Flamingo”, godet objektivat në distancë të largët

Ukraina ka hyrë në një fazë të re të zhvillimit ushtarak me nisjen e prodhimit serial të raketës së...

Uji i oksigjenuar dhe zbardhja e dhëmbëve: Çfarë thonë ekspertët?

Dhëmbë më të bardhë në shtëpi, pa rreziqe Peroksidi i hidrogjenit, i njohur zakonisht si ujë i oksigjenuar, është një agjent natyral me veti dezinfektuese...

“The Sun”: Turistët britanikë i drejtohen Rivierës Shqiptare

Riviera Shqiptare në jug të Shqipërisë ka plazhet më të bukura, shkruan Kara Godfrey në një artikull të botuar në të përditshmen britanike “The...

Ishte i pranishëm në Shtëpinë e Bardhë, presidenti finlandez: Putini s’është i besueshëm

Presidenti finlandez Alexander Stubb, i pranishëm me udhëheqës të tjerë evropianë në takimin e Shtëpisë së Bardhë, nuk i beson shumë Vladimir Putinit. Ai ka...

Studentja britanike fiton 2 mijë funte nga shitja e pikturave të bëra nga minjtë

Një adoleshente ka fituar 2,000 funte nga shitja e pikturave të bëra nga minjtë e saj shtëpiakë në Vinted, dhe thotë se planifikon ta...

Lajme të tjera

Web TV