Kurti po sakrifikon veten për Kosovën, apo Kosovën për veten?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjendja në Kosovë vijon të jetë ende e rëndë ku ndodhet në prag të sanksioneve nga faktori ndërkombëtar. Përse Kurti “tërboi” SHBA-në dhe BE-në, pikërisht vendet më “mike” në historinë e saj? Mbi situatën në Kosovë komentojnë për gazetën “Fjala”, analistët Frrok Çupi, Lorenc Vangjeli dhe Erald Shulla.

Nga Fernada Cenko

Nisi më 26 maj tensioni i madh mes Kosovës dhe Serbisë dhe në mes qëndrojnë ndërkombëtarët që duhet të merren seriozisht, pasi rreziku i përshkallëzimit të situatës mund të jetë shumë më i madh sesa një vatërs e vogël, diku në veri të Mitrovicës. Kosova sot po jeton ditët e saj më të errëta, e vënë përballë kritikave të mëdha, veçarisht Albin Kurti dhe qeveria e tij. Pasoja e dukshme është rrëmbimi i tre policëve kufitar të Kosovës nga forcat serbe dhe burgosja e tyre, ndërsa veriu i Mitrovicës vijon të mbahet nën “kotroll” si gjithnjë nga bandat e sponsorizuara në Beograd dhe me SHBA-BE që edhe pse e di se kush sulmon, sërish janë të “detyruar” që Serbisë ende t’i tregojnë karrotën, ndërsa Kosovës së “tyre” t’i tregojnë shkopin. SHBA dhe BE i kërkoi Kurtit që të tëheqë forcat policore nga godinat e komunave me shumicë serbe, mbajtjen e zgjedhjeve të reja aty dhe nisjen e bisedimeve për të pranuar asosacionin në këto njësi. Kryeministri Kurti nuk pranoi asnjë kërkesët, nën “të drejtën e një shteti sovran”, për të ndëshkuar bandat kriminale në atë zonë dhe lejuar kryekomunarët të ushtronin detyrën në zyrat e tyre. Por kjo kryeneçësi e “drejtë” e Kurtit e kërkuar në kushtet kur konflikti kryesor është lufta në Ukrainë nga Rusia, cilësohet pa vend dhe me rrezikshmëri nga bota përëndimore. Është hera e parë në historinë e saj si shtet që Kosova dhe qeveria e saj ndëshkohet kaq ashpër nga “miqtë e saj”, kryesisht SHBA dhe më pas BE. Nga ana tjetër kryeministri vijon të mos tërhiqet dhe në mënyrë indirekte po sfidon perëndimin. Analizat janë të shumta ku shumica mendon se Kurti po gabon rëndë në një pikë të rëndësishme historike për të ardhmen e shtetit më të ri dhe brishtë siç është Kosova dhe disa të tjerë shprehen se Kurti me “kryeneçsinë” e tij mund të digjet vetë politikisht, ndoshta përkohësisht, por fiton shteti. A do ndodhë që pas kritikave të ashpra ndaj Kosovës perëndimi t’i kthehet Serbisë e cila luan me zjarrin e madh që ka ndezur Rusia? Kjo mbetet për tu parë në vijim, por fakt është se si kurrë më parë Kosova po jeton ditët më të errëta diplomatike. Mbi situatën atje komentojnë për gazetën “Fjala” analistët Frrok Çupi, Lorenc Vangjeli dhe Erald Shulla.

Të fundit

Punimet në autostradë/ ARRSH bën gati tenderin për aksin Vorë-Ura e Dajlanit

Autostrada Tiranë – Durrës do t’i nënshtrohet rikonstruksionit. Autoritetit Rrugor Shqiptar ka bërë gati tenderin me fond limit 77.1...

Çfarë do të ndodhte nëse dikush sulmon me armë bërthamore SHBA?

Sa do të zgjaste një luftë bërthamore? Vetëm 45 minuta, por do të ishte një apokalips me miliona vdekje Çfarë vjen më poshtë është një...

VIDEO/ Vulosi kualifikimin e PSG, Ousmane Dembele feston si Diogo Jota

PSG u kualifikua në gjysmëfinalen e Botërorit për klube. Francezët ia dolën me fitore të pastër 2-0 ndaj Bayern Munich. Ishte Dembele që shënoi golin...

Ra nga ura në Pieria, humb jetën 14-vjeçarja shqiptare

Një vajzë 14-vjeçare e cila u plagos rëndë 7 ditë më parë kur ra nga një urë, në rrethana ende të paqarta, në zonën...

“Nuk flet, vetëm leh”/ Historia prekëse nga Tajlanda, gjendet djali që u rrit me qen

Policia tajlandeze gjeti një djalë tetëvjeçar gjatë një bastisjeje, i cili jetonte vetëm në një kasolle të rrethuar nga qen, i paaftë për të...

Lajme të tjera

Web TV