Kurti po vetësaktrifikohet për interes të Kosovës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Erald Shulla

Në Kosovë situata duket mjaft e rëndë me veriun e Mitrovicës të tensionuar ku një ditë pas arrestimit të një eskponenti kriminal të serbëve lokal që morën pjesë edhe në dhunën ndaj KFOR, vjen “rrëmbimin ” e tre efektivëve të policisë kosovare nga forcat serbe. Kjo gjendje duket kritike kur vetë KFOR apo faktori ndërkombëtar për këtë incident janë shumë të tërhequr. A e konsideroni veriun e Kosovës ende vatër të nxehtë që tenton të ndezë “zjarre” edhe më të mëdha?

Kosova, fatkeqsisht mbetet ende peng i politikave të vjetra të Serbisë, e cila nuk heq dorë kurrë nga shkaktimi i incidenteve të shumta. Kosova është viktima edhe i situatave apo i humorit politik brenda Serbisë, ku gjithmonë politikanët serbë për të tejkaluar situatat e brendshme politike, perdorin si tabelë qitjeje shtetin e Kosovës. Ne të gjithë e dimë që Aleksandër Vuçiç, nuk po kalon një situatë të mirë politike brenda Serbisë, dhe kjo është e lexueshme që ai po përdor Kosovën për të zhvendosur vëmendjen nga prej aty në shfaqje të tensionuara në veri. Kosova mbetet gjithmonë pjesë e nxehtë në situata artificiale dhe tensioneve që vijnë nga politika e brendshme serbe. Kjo është mjaftë e dëmshme jo vetëm për Kosovën, e cila èevuan drejtë për drejtë, por edhe Ballkanin edhe vetë Europën që hesht e hesht vazhdimisht, duke mos parë e dëgjuar në shumë raste se çfarë ndodh aty. Serbia me pengmarrjen e policëve tregoi hapur që shkeli çdo limit, një akt i patolerueshëm, që patjetër duhet ti jepet njē mësim që këto ngjarje tē mos ndodhin më. I gjithë komuniteti ndërkombëtar ShBA dhe BE duhet patjetër të ndërhyjnë, Kosova ka nevojë për qetësi, të vazhdoj përpara, Kosova ka nevojë për hapësirë që të zhvillohet, politikisht dhe ekonomikisht. Serbia, duhet të ndalet përfundimisht nga çdo lloj pretendimi ndaj Kosovës dhe kjo do të sillte qetësi jo vetëm për Kosovën, por për të gjithë rajonin dhe vetë Serbinë.

Politikisht qeveria e Kosovës, veçanërisht kryeministri Albin Kurti është në një pikë mjaft kritike ku faktori ndërkombëtar i kërkoi tërheqje të menjëhershme të policisë nga komunat me shumicë serbe, mbajtjen e zgjedhjeve të reja lokale në këto zona dhe krijimin e asosacionit. Kurti nuk realizoi asnjë prej pikave dhe sot jemi një hap larg pragut të vendosjes së sanksoneve ndaj Kosovës nga SHBA dhe BE. Përse nuk po tërhiqet Kurti?

Më vjen keq që të gjithë e kanë më të thjeshtë, apo i bien për shkurt duke drejtuar gishtin tek kryeministri Kosovës z.Kurti. Dhe ne biem viktima duke i dhënë zë kësaj ideje, kësaj propagande që vjen e prodhuar nga Beogradi. Nuk ka arsye, dhe nuk shoh, dhe nuk mendoj që ka për të pasur sanksione ndaj Kosovës. Me të drejtë Kosova mund të pranojë negociata mund të pranojë çdo gjë, por kurrën ndarje territoresh. Qëndrimi i qeverisë së Kosovës apo i kryeministrit Kurti, ka një pëlqim mbeshtetje tek popullata, përtej analizave të këtyre ekspertëve që “bejnë politikë studiosh” nëpër media sa në Tiranë e po aq në Prishtinë. Albin Kurti, me qëndrimin e tij po tregon dinjitet, Kosova nuk është plaçka për tu ndarë, apo të trajtohet sipas interesave të momentit. Më mirë të rrezikohet qeveria e Kosovës dhe kryeministri se territori i saj. Kjo është ajo që unë po kuptoj që çfarë është duke bërë z.Kurti, ai po sakrifikon veten, Albini po sakrifikohet politikisht, nuk po sakrifikon Kosoven per interesat e tija politike. Z.Kurti po mban mbi supet e tija barrën, duke mos ja lënë atë Kosovës. Kjo është ajo në fakt që duhet të bëjnë liderat apo shtetarët e vërtetë, sepse ne në Tiranë jemi mësuar duke parë lidera që sakrifikojne vendin për të mbijetuar vetë politikisht. Sido që të rrjedhin ngjarjet në vijim me shantazhe kombëtare apo ndërkombëtare, me ushtri serbe në kufi, banda kriminale në veri, sërish Kosova do ia dalë dhe SHBA-në do e ketë në krahun e saj. Më kujtohet fjala e ish-sekretares së shtetit amerikan Hilari Klinton në parlamentin e Shqipërisë, e dua ta kujtoj, “ne kemi 100 vite që ju mbështesim, do e bëjmë edhe në 100 vite e ardhshme”.

Lexo edhe :  Pse Sali Berisha u vjen rrotull burgjeve?

Edhe pse “sulmet” janë drejtuar thuajse të gjitha ndaj Kurtit, a është normale që kjo të ndodhë vetëm ndaj Kosovës dhe për palën serbe nuk ka masa, aq më tepër që ndaj saj nuk flitet as për sanksione? Kujtojmë që esktremistët serbë lokalë të veriut por edhe të tjerë të ardhur nga Beegradi ushtruan dhunë të rëndë edhe ndaj forcave të KFOR.

Pikërisht ky është problemi, që mediatikisht ngrihet dhe flitet të pavërteta, jo situata reale, si ajo është në Kosovë. Problemi nuk është Kosova, nuk ka qënë dhe nuk do të jetë kurrë, problemi të gjithë e dinë mirë se kush është dhe ajo ka vetëm një drejtim: Beogradin zyrtar. Kjo e gjitha është një lojë që më së shumti i pëlqen BE-së duke i ardhur pas “iteresit të përkohëshëm” Serbisë, për shkak të lojës së zjarrit që gatuhet në Moskë dhe Serbia kërkon që pishtarin e flakës ta shpërndajë në Kosvë, Bosje, apo edhe me ndonjë syn ga Mali i Zi. KFOR u sulmua, prej kujt? Prej serbëve, por politika europiane sot, konsideron si barrë të madhe luften në Ukrainë, e do të anashkalojë totalisht çdo incident në ballkan. Prandaj ndoshta dhe përtypet, duke mbyllur sy e veshë përballë së vërtetës dhe për fat të keq tjetërsuar atë. Po kritikohet viktima Kosovë dhe jo agresorin Serbi. Sigurisht që kjo bëhet për shkak të gjeopolitikës për të mos hapur vatër konfliktesh në Ballkan, me një Rusi që zbraz armët dhe kryen genocid në Ukrainë dhe një Serbi e cila kërcënon krijon incidente të rënda në Kosvë duke luajtur me idenë se SHBA dhe Europa duhet ta përkedhelin diplomatikisht pasi është “factor I rëndësishëm destabilizimi”.

Jemi edhe para një situate tjetër ku mes Kurtit dhe Ramës ka një përplasje të dukshme. Rama anuloi mbledhjen e përbashkët të dy qeverive dhe akuzoi Kurtin se me qëndrimet e deritanishme “po e djeg Kosovën “. Çfarë mendoni se mund të ndodhë. A mund të themi se Kurti i ka “ditët e numëruara” në krye të qeverisë, teksa ka sfiduar miqtë e Kosovës, kryesisht SHBA-në?

Prej kohësh ka një sjellje të papranueshme midis dy qeverive, ka nje qasje të çuditëshme, Shqipëria dhe Kosova po ndahen në qëndrime esenciale. Por kjo vjen prej kujt? Kush po i ndan shqiptarët? Marrëdhëniet midis nesh nuk mund të përcaktohen nga politikanët momentale, si nga Rama ashtu dhe Kurti. Shqipëria duhet të jetë krahu, mburoja, avokatja, çdo gjë për Kosovën, por kurrsesi ajo që po bën z.Rama. Kritikja më e madhe e Kosovës, kryeministri Rama ka tjetër gjuhë komunikimi me Presidentin Vuçiç, e tjetër me z.Kurti. Pse kjo dhe në publik, kur duhet të jetë e kundërta. Shqipëria pothuajse nuk reagoi fare, për kapjen dhe rrëmbimin e policëve në kufi, thjesht u justifikua. Ndërkohë duhet të ishte e kundërta, Tirana zyrtare duhet të ishte ngritur në këmbë, jo të heshtë. Kurtit nuk ja numëron dot Rama ditët, as Tirana zyrtare, as ambasadorët e huaj, ndoshta Albin Kurti fiton serish besimin e qytetarëve të Kosovës. Gjithsesi, gjërat do shkojnë në vend, si e thashë dhe më sipër, Kosovën mund ta tradhëtojnë shumë por vetëm një kurrë, ajo është SHBA. Gjithmonë Kosova do i ketë në krah Shtetet e Bashkuara, dhe koha do i japë të drejtë Kosovës. Dua ta mbyll me atë që shtrova në fillim, Kosova duhet të shpëtohet nga një peng i vetëm, mos të jetë më viktimë e situatave dhe problemeve që kanë politikanët serb brenda Serbisë dhe Serbia nuk mund të jetë pafund leva e presionit që ben Rusia ndaj Ballkanit e më tej Europës.

Të fundit

Nusja fshin grimin 20 minuta para dasmës pasi nuk i pëlqeu/VIDEO bëhet virale në rrjet!

Një grua e cila vendosi të fshinte makeup-in 20 minuta përpara dasmës së saj, është bërë virale në rrjetet...

E ngatërruan me një hajdute makinash, policia vë në pranga 11-vjeçaren

Një vajzë 11-vjeçare në Nju Jork u përlot kur pa policinë duke e vënë në pranga, sepse ata menduan fillimisht se ajo ishte pjesë...

2025-a, viti i “rilindjes” së energjisë bërthamore?

Kërkesa mbarëbotërore për energji elektrike po rritet jashtëzakonisht shumë – qendrat e të dhënave për inteligjencën artificiale kanë p.sh. nevojë të jashtëzakonshme për energji....

Ankimimi për “arrestin e shtëpisë”, Gjykata Kushtetuese zhvillon sot seancën për Berishën

Gjykata Kushtetuese shqyrton sot 17 janar 2025 ankimimin e kreut të PD-së, Sali Berishës për masën e sigurisë “arret shtëpie” të caktuar për privatizimin...

Balla sfidon live Jozefina Topallin: Hajde të shkojmë bashkë dorë për dore në …

Drejtuesja e PD për votën e diasporës, Jozefina Topalli, mendon se diaspora shqiptare ka 2 arsye përse duhet të votojë opozitën. Ajo shprehu edhe një...

Lajme të tjera

Web TV