Free Porn
xbporn

1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet 1xbet سایت شرط بندی معتبر 1xbet وان ایکس بت فارسی وان ایکس بت بت فوروارد betforward سایت بت فوروارد سایت betforward 1xbet giriş

Cili është fisi më i izoluar në botë dhe pa kontakte me të tjerët?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në mbarë botën ekzistojnë 100 ose më shumë fise “të pa kontaktuara”, por nuk ka dyshim se sentinelezët janë më të izoluarit. Pavarësisht forcave të mëdha të kolonializmit dhe globalizimit ekonomik, ata i kanë rezistuar për mijëra vite gati të gjitha përpjekjeve për të kontaktuar me botën e jashtme, ndonjëherë edhe me dhunë.

Ky fis pushtoi titujt e mediave botërore në vitin 2018 kur një misionar i krishterë nga SHBA-ja hyri ilegalisht në ishullin e tyre, duke u vrarë me hark dhe shigjetë. Megjithatë, kjo ngjarje e bujshme është vetëm një pjesë shumë e vogël e historisë së tyre.

Fisi jeton në ishullin e Sentinelit Veriore, një hapësirë në madhësinë e Manhatanit në Nju Jork, që ndodhet midis Indisë dhe Mianmarit në Oqeanin Indian. Sipas ligjit indian, është e paligjshme të shkosh brenda 5 miljeve detare (9.26 kilometra), kryesisht për të respektuar mënyrën e tyre tradicionale të jetesës dhe për t’i mbrojtur ata nga sëmundjet e të huajve, ndaj të cilave ata nuk kanë imunitet.

Në lindje të ishullit të tyre të vogël, ekziston një arkipelag i njohur si Ishujt Andaman, por edhe këto komunitete fqinje vështirë se janë lidhur me sentinelezët. “Kjo e bën atë fisin më të izoluar në botë, sepse nuk kanë as fqinjë. Shumica e fiseve të pa kontaktuar kanë fqinjë me të cilët mund të kenë një lloj tregtie apo të përplasen në pyll. Por sentinelezët nuk kanë në fakt asnjë të tillë”- thotë Sofi Grig, zyrtare e kërkimit dhe avokimit në organizatën “Survival International”.

“Shkalla e tyre e izolimit është unike”- shtoi ajo. Dhe duke pasur parasysh këtë izolim ekstrem, bota nuk di asgjë mbi mënyrën se si jetojnë pjesëtarët e këtij fisi. Sipas të dhënave zyrtare nga qeveria indiane në vitin 2011 në ishull jetonin vetëm 15 njerëz.

Por shifra reale mendohet të jetë rreth 100 njerëz. Duke iu referuar raporteve nga njerëz që e kanë vëzhguar ishullin nga larg në një varkë, besohet se këta 100 individë jetojnë në 3 grupime të veçanta. Vendbanimet e tyre përbëhen nga dy lloje të ndryshme shtëpish: kasolle të mëdha të përbashkëta dhe strehimore të përkohshme pa mure.

“Shumica e asaj që ne dimë mbi mënyrën e tyre të jetesës, është mbledhur nga ajo që mund të shihet nga varkat që kanë vëzhguar nga larg bregun. Ne as që e dimë se si e quajnë veten”- vuri në dukje Grig. Ajo ka punuar për “Survival International”, një OJQ e krijuar për të mbrojtur të drejtat e popujve fisnorë, që synon të garantojë respektimin e dëshirës së tyre për të mbetur pa kontakte me të tjerët.

Sentinelezët e kanë bërë shumë të qartë dëshirën për t’u lënë rehat. Në vitet 1970, qeveria indiane u përpoq të krijonte kontakte me sentinelezët me synimin përfundimtar për t‘i mësuar atyre bujqësinë dhe për t’i integruar me forcë në shoqërinë e tyre.

Ata u dërgonin varka dhe ofronin dhurata fisit, pavarësisht se nuk dinin gjuhën e tyre. Sentinelezët i kundërshtuan kryesisht këto përpjekje, duke qëlluar me harqet e tyre në drejtim të vizitorëve për t’ia bërë të ditur se nuk ishin të mirëpritur.

“Në vitet 1900 ka pasur një periudhë të shkurtër, kur sentinelezët i lejuan të afrohen mjaftueshëm, të zbarkonin në plazh dhe morën prej tyre disa arra kokosi. Më pas, askush nuk e di pse, por nisën të jenë sërish më armiqësor”- thekson Grig.

Lexo edhe :  Ky është lumi më i vjetër në botë

“Nëse kjo ka ndodhur sepse disa njerëz nga ky fis u prekën nga sëmundjet, ne nuk e dimë këtë”- shtoi ajo. Pas protestave të grupeve që mbrojnë të të drejtat e fiseve indigjene, qeveria e Indisë hoqi dorë nga plani i saj për të krijuar kontakte dhe që nga fundi i viteve 1990 sentinelezët vazhduan të shprehin armiqësi ndaj botës së jashtme.

Përveç vdekjes së misionarit të krishterë në vitin 2018, vitet e fundit kanë ndodhur një sërë incidentesh ku sentinelezët kanë reaguar në mënyrë agresive ndaj të huajve. Roja Bregdetare Indiane përdori një helikopter për të fluturuar mbi ishull dhe parë nëse komuniteti kishte nevojë për ndihmë pas cunamit shkatërrues që tronditi Oqeanin Indian në dhjetor 2014.

Për habinë e tyre, një nga pjesëtarët e fisit nisi të përndiqte helikopterin dhe u përpoq madje ta godiste me shigjeta. Prandaj ishte e qartë se ata nuk kërkonin ndihmë. Një incident tjetër ndodhi në vitin 2006, kur 2 peshkatarë nga India u lanë aksidentalisht në ishull (disa thonë pas një nate ku kishin pirë shumë) duke u vrarë menjëherë nga sentinelezët.

“Ata po na e bëjnë të qartë se dëshirojnë të mbeten pa kontakte me ne. Dhe nëse i hedh një sy historisë së tyre gjatë epokës koloniale, është shumë e lehtë të kuptosh arsyen pse sentinelezët duan të ruajnë distancën e tyre nga të huajt.

Në vitin 1880, oficeri i Marinës Mbretërore Britanike, Moris Portman, dërgoi një festë për të krijuar kontakte me njerëzit e ishullit të Sentinelit të Veriut. Me të mbërritur në breg, banorët e ishullit u fshehën nëpër pemë. Britanikët lanë ushqime në ishull, duke mos gjetur gjë tjetër veçse fshatra të braktisura.

Gjithsesi, njerëzit e Portman arritën të kapnin më vonë 6 persona – një burrë dhe një grua të moshuar dhe disa fëmijë – të cilët u dërguan në bazën e tyre në ishujt Andaman aty pranë.

“Të gjashtë u sëmurën shumë. Çifti i moshuar vdiq dhe kolonistët menduan se do të ishte një ide e shkëlqyer që t’i kthenin fëmijët sërish në ishull. Fëmijët u kthyen me disa dhurata, por dhurata më e madhe që ata morën me vete ishte sëmundja.

Ne nuk e dimë me siguri, por ka të ngjarë që arsyeja pse sentinelezët janë kaq rezistent ndaj të huajve, është se ata kanë një lloj kujtese të atij kontakti”- thekson Grig. Megjithatë, përkundër të gjitha gjasave, sentinelezët janë ende këtu dhe po lulëzojnë.

“Disa vite më parë, njerëzit thoshin se është krejtësisht e pamundur që njerëzit pa kontakte me botën e jashtme të mund të mbijetojnë në të ardhmen. Në fakt, ne tani njohim më shumë njerëz të tillë sesa njihnim një dekadë më parë. Ata kanë jetuar në këtë ishull për mijëra vjet, ndoshta dhjetëra mijëra vjet. Duken jashtëzakonisht të shëndetshëm, po lulëzojnë dhe qartësisht po zgjedhin të jetojnë në atë mënyrë jetese”- thotë ekspertja.

Pavarësisht këtij optimizmi, kjo nuk do të thotë se sentinelezët – si dhe rreth 100 fise të tjera të izoluara të botës – nuk janë ende nën kërcënim nga shpyllëzimi, ndryshimet klimatike, shfrytëzimi ekonomik, kolonizimi dhe përhapja e sëmundjeve.

Të fundit

Përplasje e fortë në studio mes Vangjelit dhe Nokës: Pusho të flas un

Në një emision televiziv u diskutuan përplasjet e ashpra sot të ndodhura në ambientet e Parlamentit, ku deputetët e...

Manjani zbërthen taktikën e Ramës, ja kush rrezikon ta humbasë lojën

Juristi Ylli Manjani tha se kryeministri i vendit po luan një lojë politike ekselente, sa i takon mënyrës se si ai e shet tek...

Mesazhet shantazhuese/ Bardhi: Lidhen me përgjimet që disponoj nga Sky Ecc

Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, ka komentuar mbrëmjen e sotme mesazhet shantazhuese që i kanë ardhur në aplikacionin “Signal”.  I ftuar...

Sula zbulon kërcënimin nga një eksponent i PS: Unë nuk jam nga ata që kam frikë

Deputeti i Partisë Demokratike, Dash Sula ishte i ftuar këtë të enjte në një intervistë për një emision televiziv për të diskutuar rreth aksionit...

Plas debati në studio, Curri i kthehet Nokës: Do ikni të hënën

Në një emision televiziv u diskutuan përplasjet e ashpra sot të ndodhura në ambientet e Parlamentit, ku deputetët e përjashtuar të PD-së, tentuan të...

Lajme të tjera

Web TV