Aksident fatal në autostradën Tiranë-Durrës, ndërron jetë 35-vjeçari

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një 35-vjeçar ka humbur jetën në autostradën Tiranë-Durrës, pasi automjetit me të cilin ai po udhëtonte si pasagjer, doli nga rruga dhe u përplas me bordurën anësore.

Policia e Tiranës bën me dije se ka arrestuar drejtuesin e mjetit me të cilin udhëtonte 35-vjeçari.

Ndërkohë që materialet në ngarkim të tij i kanë kaluar prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.

“Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Tiranë  arrestuan shtetasin E. H., 34 vjeç, banues në Tiranë, pasi duke drejtuar automjetin, në aksin rrugor Tiranë-Durrës, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe për pasojë automjeti është përplasur me bordurën anësore të rrugës.

Si pasojë e përplasjes ka humbur jetën pasagjeri në këtë automjet, shtetasi V. M., 35 vjeç”, njofton policia.

Të fundit

SHBA, funerali shtetëror gjashtëditor i ish-presidentit Jimmy Carter

Gjashtë ditët e funeralit për ish-Presidentin Jimmy Carter filluan të shtunën në Xhorxhia. Jimmy Carter vdiq më 29 dhjetor në...

“Në fillim jam trembur…”, Eno Popi tregon raportin e veçantë me të bijën

Prej vitesh, Eno Popi jeton mes Kanadasë dhe Shqipërisë. Bashkëshortja dhe e bija 6-vjeçare jetojnë atje, ndërsa Eno, për shkak të punës së tij,...

Përfshihen nga flakët dy banesa në Pogradec

Dy banesa janë përfshirë nga flakët. Ngjarja ka ndodhur në lagjen numër 4 në Pogradec. Dy banesat janë përfshirë nga zjarri pasi mësohet se...

Jep dorëheqjen kancelari austriak Karl Nehammer

Kryetari i Partisë Popullore të Austrisë (OVP) dhe kancelari, Karl Nehammer njoftoi se negociatat për koalicion mes partisë që drejton dhe asaj Social Demokrate...

Si të lehtësoni dhimbjen e kokës pas nje nate jashtë

Le ta pranojmë, pushimet dhe ndryshimi i stinës shpesh nënkuptojnë argëtim, vallëzim, pije dhe sigurisht një natë jashtë. Dhe pas një nate të tillë, mëngjesi...

Lajme të tjera

Web TV