Një ‘dritare’ për Shqipërinë, nis turi i parë nga Australia në shtator

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shqipëria është një vend me peizazhe të mrekullueshme dhe larmishmëri të pasur natyrore. Ajo ofron male, bregdet, liqene, lumenj, fusha të gjelbra dhe zona bregdetare të paprekura.

Vitet e fundit, ka arritur të bëhet një destinacion tërheqës për turistët e huaj për arsye të ndryshme, ndër të cilat artikuj të mediave të ndryshme botërore apo dhe vizitorë, që përçojnë përmes rrjeteve sociale vendin tonë. Risi kësaj here është organizimi i tureve në vendin tonë nga Australia e largët.

Intrepid Travel ka bashkëpunuar me MEET Network për të krijuar një ekspeditë të re 9-ditore në të gjithë Shqipërinë, duke eksploruar pjesë të vendit të vizituara rrallë nga turistët. Ky është udhëtimi i parë i pavarur australian në Shqipëri, që nis për herë të parë në shtator 2023.

Popullariteti i Shqipërisë është rritur vitet e fundit, falë peizazheve mahnitëse dhe të larmishme të maleve dhe vijave bregdetare, së bashku me kulturën e saj magjepsëse.

E përshkruar nga bordi i saj i turizmit si “guri i fundit i pandryshuar i Europës”, Shqipëria po fokusohet në udhëtimet alternative, duke promovuar agroturizmin dhe ekoturizmin – në vend të paketave të pushimeve në plazh – duke nxitur vizitorët të zhyten në natyrë dhe të takojnë komunitetet lokale për të pasur një përvojë më autentike.

Sipas të dhënave të marra nga agjencia australiane, axhenda e udhëtimit do të nisë në kryeqytet, Tiranë, më pas drejtohet në veri drejt rajonit mahnitës malor dhe liqenor të liqenit të Komanit për të ecur përgjatë lumit të Shalës.

Turi më pas do të vijojë në bregdet drejt peizazheve të mrekullueshme të Parkut Kombëtar Divjakë-Karavasta dhe Gjirit të Vlorës për një vëzhgim të shpendëve dhe eksperienca artizanale lokale.

Turneu përfshin një vizitë në Berat, i njohur gjithashtu si “qyteti i një mbi një dritareve”. /D.Hyka

 

Të fundit

Tottenham thyen “mallkimin” pas 17 vitesh dhe fiton trofeun e Europa League ndaj United

Tottenham i është kthyer fitoreve të  trofeve duke fituar pas 41 vitesh nga hera e fundit turneun e Ligës...

Gjysmëfinalja e Nations League ndaj Spanjës, Franca publikon listën

Franca do të përballet me Spanjën në fillimin e qershorit, në sfidën e vlefshme për gjysmëfinalen e Nations League. Para sfidës, trajneri i “Gjelave”,...

I penduari Nuredin Dumani, zbulohet për herë të parë akt-marrëveshja me drejtësinë

Pas transferimit në spitalin e burgut, në prani të ish drejtorit të Përgjithshëm të Policisë dhe ish drejtorit të Krimeve, ai shprehu gatishmërinë për...

FOTO: kush është “Visi i Pojës”, i përfshirë në trafikun ndërkombëtar të drogës

Personi në foto është Elvis Doçi i njohur me nofkën "Visi i Pojës", ndaj të cilit ka një urdhër arrest si pjesë e grupit...

Dini gjë pse është zhdukur Floriana Garo?

Që nga 11 maji, një personazh interesant nuk është dukur më në rrjetet sociale dhe konferencat për shtyp të PD. Bëhet fjalë për zëdhënësen...

Lajme të tjera

Web TV