Pse nuk garoi kundër Bashës për kreun e Partisë?/ Alibeaj: E kalova me sukses sfidën time

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Enkelejd Alibeaj tha se Lulzim Basha dhe çdo person tjetër me kontribute ka të drejtë që të bëhet pjesë e garës për kreun e PD-së.

Duke folur për gazetarët në hyrje të Kuvendit, Alibeaj tha se sfida e vërtetë e demokratëve është që gara të jetë e drejtë, dhe transparente, ku të dy kandidatët të kenë në dispozicion kohë të njëjtë.

I pyetur se pse ai vetë nuk garoi kundër Bashës, Alibeaj tha se ai e ka kaluar me sukses sfidën e tij kur drejtoi në mënyrë të përkohshme PD-në, që sipas tij arriti ta mbante gjallë, edhe pse ndodhej në mes të dy sulmeve.

Nga njëra anë Rama, dhe nga ana tjetër Berisha dhe Meta…

A ka të drejtë që të kandidoj Lulzim Basha?

Alibeaj: Unë e kam thënë prej kohësh që kushdo ka të drejtë që të kandidoj. A do të kemi një proces të drejtë dhe transparent, kjo është sfida. Kjo nuk është garë mes Gjergj Hanit apo Lulzim Bashës, sfida është se sa procesi do të jetë transparent, sa hapësirë do ju jepet demokratëve.

Pse nuk kandiduat ju përballë Bashës?

Alibeaj: Unë e kam bërë të ditur dhe në deklaratën time të dorëheqjes, jam shumë serioz në detyrat e mia në PD. Mund ta them me plotë gojën që sfida ime ka qenë shumë e suksesshme, sa kohë që kishim luftë nga dy anë, sfida ishte që PD të dilte e gjallë, dhe të kishte koshiencë, e ndryshuar në mentalitet dhe e aftë për të parë në sy gabimet.

Sa i takon qëndrimeve të Gazment Bardhit dhe 16 deputetëve të tjerë, Alibeaj tha se grupi parlamentar nuk ka të drejtë që të ndërhyjë sa i takon çështjeve organizative të partisë.

Të fundit

Vijon puna për ndërtimin e Urës së re të Bahçallëkut në Shkodër

Në Shkodër vijon puna për ndërtimin e Urës së re të Bahçallëkut, në hyrje të qytetit të Shkodrës. Kjo urë...

Save the Children: Fëmijët e uritur në Gaza nuk kanë forcë as të qajnë

Udhëheqësja e organizatës për të drejtat e fëmijëve, Save the Children, ka përshkruar në detaje tronditëse agoninë e ngadaltë të fëmijëve të uritur në...

Deputeti demokrat: Me Sali Berishën, Rama qëndron në pushtet sa të dojë

Deputeti Dashnor Sula është shprehur se deklaratat e Sali Berishës janë kontradiktore ndërsa sipas tij, opozita do të gabonte nëse nuk do të merrte...

3 shenjat e horoskopit që do të përjetojnë ndryshime të mëdha gjatë shtatorit

Në ditët që po vijnë, fillimi i shtatorit do të sjellë sinjale të rëndësishme për tre shenja të zodiakut. Universi do të flasë përmes...

Real Madrid dhe Atletico nisin garën për yllin e Manchester United

Edhe pse konsiderohej si e ardhmja e Manchester United, në kohën kur ekipi drejtohej nga Erik ten Hag, mesfushori i ri, Kobbie Mainoo, nuk...

Lajme të tjera

Web TV