Largimi i Ardian Çelës nga OSHEE/ Ja kush është drejtori i ri në krye të institucionit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Enea Karakaçi është drejtuesi i ri i OSHEE-së, pasi Ardian Çelës i ka përfunduar mandati në krye të institucionit më të rëndësishëm të energjisë.

Karakaçi ka qenë më herët Drejtor i Përgjithshëm i Politikave dhe Zhvillimit të Energjisë dhe Industrisë pranë Ministrisë së Energjisë.

Ai duket se është një nga njerëzit më të besuar të ministres Belinda Balluku.

Karakaçi ka përvojë të gjatë në sektorin e energjisë.

Ai ka qenë Jurist në Entin Rregullator të Energjisë (ERE) në vitet 2012.

Në 2013 nga ERE transferohet te ministria e Infrastrukturës dhe Energjetikës.

Fillimisht ishte specialist në ministri dhe vitet e fundit u emërua drejtor për sektorin e energjisë elektrike në Ministri.

Së fundmi ishte anëtar i Këshillit Mbikëqyrës të OSHEE group.

Kujtojmë se Ardian Çela mori drejtimin e OSHEE në vitin 2014, ku në nisje të detyrës miratoi disa paketa për pagesat më këste të detyrimeve për familjarët dhe bizneset.

Në 6 mujorin e parë të 2015 hartoi një strategji për reduktimin e humbjeve dhe rritjen e arkëtimeve dhe stabilizimin financiar të shoqërisë.

Në pjesën e dyte të 2015 nisën investimet e para pas 30 vitesh në zonat informale të Durrësit dhe Tiranës ku humbjet ishin më të mëdha për shkak të rrjetit të dobët.

Në 2016 dhe 2017 kompania përmirësoi rezultatet financiare.

Në 2020 nisi një kapitull tjetër drejt liberalization ku shoqëria u nda në tre dege, shpërndarja OSSH, FSHU furnizuesi publik, i cili merret me arkëtimet dhe FTL, furnizuesi i tregut të lira që merret me tregtimin e energjisë elektrike, nën ombrellën e OSHEE Group.

Në 2020 kompania u përball me pasojat e pandemisë dhe në 2021 kompania u vu në vështirësi nga thatësira dhe gjithë burimet financiare shkuan për blerjen e energjisë duke reduktuar investimet.

Lexo edhe :  Operohet bebja më e vogël/ Foshnja 30 ditëshe kreu ndërhyrje në zemër në QSUT

Në tre vitet e fundit kompania u fokusua tek investimet smart.

Para nisjes së reformës niveli i humbjeve ishte rreth 45%, me një normë arkëtimi rreth 70%.

Sot këto të dhëna kanë ndryshuar: humbjet kanë zbritur në 19% në rang vendi (Tirana dhe Durrësi nën 15%), kurse arkëtimet arritën në 96%, sipas burimeve zyrtare.

Të fundit

Disa orë para inaugurimit, Putin i drejtohet Trump: Jam gati të flas për Ukrainën

Vladimir Putin nxitoi të urojë Donald Trump për marrjen e detyrës vetëm disa orë para inaugurimit të tij. Presidenti rus...

Inaugurimi i Trump, të gjithë sytë te kapelja e Melania-s

Melania Trump e nisi ditën e inaugurimit me një veshje që ka të gjitha shenjat dalluese të stilit të saj të preferuar të Zonjës...

Egli bën deklaratën e fortë: Nëse fitoj BBV ato para do i’a jap…

Xumi ka biseduar me Gjestin duke i deklaruar banorit se nëna e tij është e sëmurë me kancer në stadin e katërt. Pas kësaj...

Basha i përgjigjet sulmeve të Berishës:Të përshëndes nga Uashingtoni Doktor Pazari

Kryetari i Demokratëve Euroatlantikë, Lulzim Basha, ka reaguar ndaj sulmeve të Sali Berishës, duke e akuzuar këtë të fundit si “dordolecin e Edi Ramës”. Sipas...

Biden lë përfundimisht Shtëpinë e Bardhë

Presidenti i 46-të i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, la përfundimisht Shtëpinë e Bardhë, duke u nisur bashkë me presidentin e zgjedhur, Donald Trump,...

Lajme të tjera

Web TV