Zhvlerësimi i euros, efektet në ekonomi/ Rënia e depozitave në monedhën evropiane

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Zhvlerësimi i fortë i euros ka nisur tashmë të japë efektet në ekonomi. Të shumtë janë aktorët që po dëmtohen nga rënia e monedhës europiane, ndërsa nga kjo situatë ka edhe përfitues.
Nënçmimi i euros është reflektuar në depozitat në valutë pasi gjatë prillit shënuan rënie në 817 miliardë lekë, nga 848.3 miliardë lekë që ishin në fillim të këtij viti.

Këstet e kredive në euro nga ana tjetër janë bërë më të lira duke bërë që kredimarrësit në valutë të paguajnë më pak, ndërsa për ata që kanë marrë hua në lekë janë shtrenjtuar ndjeshëm me rritjen e normës së interesit.

Efektet e forcimit të lekut dhe dobësimit të euros janë materializuar edhe tregtinë e jashtme. Të dhënat e Instat tregojnë se në maj eksportet ranë me 5 miliardë lekë, pra gati 47 milionë euro më pak mallra të shitura nga kompanitë shqiptare drejt tregjeve të huaja.

Nga kjo situatë po preken drejtpërdrejt edhe shqiptarët e varur nga remitancat, pra dërgesat e emigrantëve që në pjesën e parë të vitit shënuan vlera rekord, së bashku me prurjet e turistëve.

Ndërsa sezoni turistik ka nisur dhe flukset hyrëse në valutë pritet të rriten ndjeshëm në muajt në vijim, me shumë gjasë euro do të zhvlerësohet edhe më tej në raport me monedhën kombëtare, lekun.

Të fundit

Gazetari thirrje SPAK-ut: Hetoni ata që morën mbi 20 mijë vota

Gazetari Poli Hoxha komentoi në “Off the Record” me Andrea Dangllin dhe fenomenin që u shfaq në këto zgjedhje,...

Mero Baze: PD duhet të hetojë veten sesi ka bërë kaq shumë gjëra për të humbur

Humbja shokuese në zgjedhjet e 11 Majit, duket se ka çoroditur dhe strategjinë e mbrojtjes së humbjes nga vetë Partia Demokratike. Deri më tani...

NASA zbulon pasuri të pallogaritshme ari në thellësitë e oqeanit

Oqeanet mbajnë rezervat më të mëdha të arit në botë, por ato janë ende të paarritshme. Një ekip shkencëtarësh të NASA-s ka zbuluar se oqeanet...

Spartak Ngjela: Berisha thotë se i janë vjedhur 28 mandate, por në parlament shkon

SPARTAK NGJELA - Nuk ka me qesharak sesa humbësi i zgjedhjeve Sali. Ai paska vendosur të mos bëjë revolucion; edhe pse ai nuk i...

Kosovë, djali i çiftit të famshëm del në listën e fëmijëve me inteligjencë superiore

Djali i çiftit të njohur të showbizit shqiptar, këngëtarit Gjiko dhe moderatores Elita Rudi, është vlerësuar me nivel të lartë inteligjence (IQ 125), në...

Lajme të tjera

Web TV