“Jemi për të vënë duart në kokë”/Fuga ngre shqetësimin pas rastit me rektoren:E tmerrshme

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Akademiku Artan Fuga ka reaguar pas publikimit të lajmit se rektorja e universitetit Luigj Gurakuqi në Shkodër u merrte para studentëve.

Ai ka ngritur shqetësimin, për faktin që duhen kamera të fshehta nga studentët dhe emisione investigative për të folur për diçka që dihet nga të gjithë.

Akademiku tha se është për të vënë duart në kokë, pasi për vite e vite të tëra në mendjet e studentëve është ideja që pedagogët janë hajdutë , duke i futur të gjithë në një thes dhe kjo është shumë e rëndë.

Që rektorja grabit studentët si hajdute ordinere, nuk çuditem.

Por, për çfarë mbetem me gojë hapur?

Që duhen kamerat e fshehta të përdorura nga studentë në bashkëpunim me emisione tv, se ndryshe në institucion për diçka që e dinë të gjithë askush nuk flet?

Cfarë kanë menduar në heshtje studentët në vite e vite? E tmerrshme: Këta janë thjesht hajdutë, thonë nga njëherë për ne në rrjete sociale, na fusin të gjithëve në një thes, nuk janë pedagogë!

Sa rëndë që jemi!!!

Për të vënë duart në kokë!

Kjo është analiza!”, shkruan Fuga.

Të fundit

1974 – Shembja e juntës ushtarake në Greqi dhe fillimi i epokës së Metapolitefsi

Pas shtatë vjetësh diktaturë ushtarake (1967–1974), regjimi i kolonelëve në Greqi u shemb në korrikun e vitit 1974, pas...

Horoskopi ditor, 23 Korrik 2025

Dashi Jeta juaj ne çift do ketë disa pengesa te vogla gjate kësaj dite. Nuk do ndiheni mire ne krahët e atij qe keni ne...

Edi Rama falenderon çunat që çmontuan strukturën metalike të lokalit

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Kryeministri Edi Rama ka falenderuar ata individë që i janë bindur urdhrit për lirimin e hapësirave publike,...

Shpëtuan të moshuarin që po digjej në shtëpi, Ilir Proda falenderon policinë

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, ka falenderuar përmes një mesazhi punonjësit e policisë të cilët shpëtuan një të moshuar i...

Lapaj: Në 2 muajt e fundit kam refuzuar oferta nga PS

“Në dy muajt e fundit, mua më kanë ardhur oferta nga Partia Socialiste për mandatin. Nuk kam pranuar, i kam refuzuar totalisht”. Kështu u shpreh...

Lajme të tjera

Web TV