Spanja dha “ok”, Meta mesazh Pendarovskit: Maqedonia në NATO, siguri për rajonin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Spanja ishte shteti i fundit që po mbante në pritje zyrtarizimin e anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në NATO. Por Parlamenti spanjoll miratoi së fundmi vendimin, duke i hapur rrugë fqinjit tonë lindor që të bëhet pjesë e aleancës ushtarake.

Për këtë arritje, presidenti Ilir Meta i është drejtuar me një letër homologut Stevo Pendarovski, ku vlerëson se anëtarësimi i Shkupit në NATO është garanci për sigurinë dhe stabilitetin e rajonit tonë, por edhe më gjerë.

Letra

I nderuar Zoti President,

Më kënaqësi mësova lajmin se këtë mëngjes Senati Spanjoll, votoi aprovimin e Protokollit të Anëtarësimit të Republikës së Maqedonisë së Veriut në NATO, që u nënshkrua menjëherë nga Mbreti Felipe, duke i hapur rrugë anëtarësimit të vendit tuaj në NATO.

Ky është një lajm i gëzueshëm për të gjithe ne sepse anëtarësimi i Maqedonisë së Veriut në NATO i shërben forcimit të sigurisë, stabilitetit e paqes jo vetëm në rajonin tonë.

Shqipëria ka qenë ndër vendet e para që e ka miratuar këtë Protokoll, si dhe ka qenë gjithnjë mbështetëse e palëkundur e rrugëtimit tuaj në NATO. Ky është një kurorëzim i arritjeve tuaja të padiskutueshme drejt standarteve të kërkuara nga Aleanca, si dhe e përpjekjeve të përbashkëta, edhe në kuadër të Kartës së Adriatikut, ku vendet tona mbështetën dhe ndihmuan reciprokisht njëra-tjetrën.

Shpreh bindjen se Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, si dy vende fqinje, aleatë në NATO, dhe me vizione të përbashkëta europiane dhe euro-atlantike, do të forcojnë edhe më shumë bashkëpunimin e kontributin në dobi të forcimit të mëtejshëm të sigurisë kolektive.

Duke Ju uruar edhe një herë për këtë ngjarje të shënuar, Ju lutem pranoni, Shkëlqesia Juaj, shprehjen e konsideratës sime më të lartë!

Lexo edhe :  "Kriminelët në zgjedhje, legjendë urbane e fryrë nga vetë Rama"

Ilir Meta

Të fundit

Udhëzuesi i BE: Krijoni një plan për luftëra, pandemi dhe kriza energjetike

Bashkimi Evropian po hyn në një epokë të re të përgatitjes për kriza, duke njoftuar për herë të parë...

PSG kryevepër, fiton 4-0 me Real Madridin, në finale e pret Chelsea

PSG fitoi 4-0 ndaj Real Madrid në gjysmëfinalen e Botërorit të klubeve në SHBA. Në finale e pret Chelsea, në një stadium ku do...

Vdekja e të riut në Lipjan, një muaj paraburgim për 5 policët

Gjykata Themelore e Prishtinës, dega në Lipjan, ka vendosur masën e paraburgimit prej një muaji ndaj rreshterit Ibrahim Nela dhe efektivëve policorë Albian Retkoceri,...

Fier, dhunoi për vdekje 80-vjeçarin pasi nuk i dha birra, dënohet me 12 vite burg

Me 12 vite burg është dënuar Ilir Nukaj, pasi dhunoi për vdekje 80-vjeçarin Namik Rustemi në tetor të vitit 2024 në Fier, sepse...

Aksident në Urën e Dajlanit, makina përplaset me mjetin e parkuar

Një aksident ndodhi mbrëmjen e së mërkurës Urën e Dajlanit, pranë stacionit të trenit, në Durrës. Një automjet në lëvizje u përplas me një tjetër...

Lajme të tjera

Web TV